E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, i vënë zjarrin godinës së komunës Shalë

SHKODËR- Digjet godina e komunës Shalë në Shkodër. Ngjajra e rëndë ndodhi sot, ndërsa autorët janë ende të paidentifikuar.

Sipas policisë godinës i është vënë flaka qëllimisht, ndërsa ajo tashëm është rrënuar krejtësisht. Po sipas bluve të Shkodrës, janë djegur tërësisht edhe dokumentat që ndodheshin në godinë.

Për ngjarjen kanë filluar tashmë heimet. Policia e Shkodrës po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›