Bulqizë, policia bllokon hyrjen e minierës, minatorët s'hyjnë në grevë
BULQIZË- Minatorët e Bulqizës po zhvillojnë sot një protestë familjare në ambjentet e kompanisë së kromit ACR. Ata kishin paralajmëruar se sot do të hynin në grevë nëse nuk arrihej një marrëvesëhje mes tyre e kompanisë, por një gjë e tilë nuk ka qënë e mundur pasi, hyrja e minierës ka qënë e bllokuar nga forca të shumta policie, të cilët nuk kanë lejuar hyrjen e tyre.
Të pafuqishëm për të thyer kordonin e policië, të cilët kanë bllokuar hyrjen në pusin A1 të minierës, minaqtorët kanë vendosur të zhvillojnë një protestë familjare. Ashtu sic kishin premtuar ata nuk kanë dërguar sot fëmijët e tyre në shkolla.
Marrëveshja e tyre me ACR nuk u arrit, për shkak se këta të fundit kërkonin largimin e administratorit të ACR, kërkesë kjo e hedhur poshtë nga pronarja austriake. Kompania ka deklaruar se sot në minierë do të niste puna dhe të gjithë ata që nuk ktheheshin në punë do të përjashtoheshin. Minatorët kundërshtuan edhe këtë urdhër.
(m.a/BalkanWeb)