ISSH: Ish-ushtaraket qe perfitojne pension
Instituti i Sigurimeve Shoqerore publikon emrat e 134 ish-ushtarakeve te cilet kane fituar te drejten per pension suplementar ose te parakohshem. Nga totali i emrave, vetem 49 prej tyre perfitojne pension te parakohshem, ndersa 85 te tjeret, pensione suplementare. Keta emra kane mberritur nga Ministria e Mbrojtjes ne ISSH, se bashku me dokumentacioni, i cili konfirmohet te kete qene i sakte. Kjo do te thote se ata do ta perfitojne pensionin, konform ligjeve ne fuqi. Ushtaraket te cilet e kane perfituar te drejten e pensionit te parakohshem dhe suplementar me botimin ne fletoren zyrtare te vendimit te qeverise duhet te ndjekin procedurat e percaktuara nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore, menjehere pas lindjes se kesaj te drejte. Keshtu sipas njoftimit te ISSH cdo person duhet te paraqitet prane inspektorit te pensioneve ku se pari plotesohet nje kerkese format ne dy kopje. Pas kesaj menjehere hapet nje dosje e posacme per cdo aplikues per pension ku vec dokumenteve te personit dhe te sigurimeve shoqerore pritet te bashkengjiten edhe dokumentet e ministrise nga ku ka qene varesia e punes e ushtarakut. Kjo procedure duhet te realizohet per 5 dite. Pas ketij konfirmimi inspektori llogarit pensionin brenda dy diteve per te gjithe ata qe u lind e drejta pas 27 qershorit 2009 si edhe dhe per pensionet suplementare te ushtarakeve te liruar para kohe.