Kosova sot në zgjedhje lokale. Hapet votimi
PRISHTINE- Mbi 1. 5 milionë kosovarë janë thirur sot për të zgjedhur kryetari i komunës dhe këshilltarët komunalë, në të para zgjedhje të zhvilluara pas shpalljes së pavarësisë.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 07.00 dhe do të mbyllen në orën 19.00, ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes do të priten dhe rezultatet e para
Zgjedhjet do të zhvillohen në 12 rajone zgjedhore në 36 komuna, 3 prej të cilave të me shumicë serbe, të krijuara këtë verë në bazë të planit të decentralizimit, në Graçanicë, në Kllokot dhe në Ranillugë.
Komisioni Qendror Zgejdhor thotë se janë regjistruar 74 subjekte politike. Në mesin e tyre janë 34 subjekte politike shqiptare, 22 serbe, 7 boshnjake, 4 turke, nga dy ashkalinje dhe të Malit të Zi, një e egjiptasve, goranëve dhe romëve.
Ndërkohë mbetet i paqartë qëndrimi i elektoratit serb në 6 komuna. Elektorati serb e ka gjetur veten mes thirrjeve të autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë për të dalë në votime dhe të atyre në Beograd, që i ka kërkuar t'i bojkotojnë.
Qeveria e Kosovës ka deklaruar se është e vendosur se do të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, në të cilën si shqiptarë ashtu dhe minoriteti serb do të shkojë të votojë, ndërsa policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat që procesi i votimit të zhvillohet normalisht dhe pa incidente.
Mbi 5 mijë policë janë angazhuar për të siguruar mbarëvajtjen e ditës së sotme, ndërsa të gjitha qendrat e votimit, të gjitha depot, të gjitha vendet ku do të jetë materiali sensitiv, do të sigurohen nga policia.
“ Nuk do të lejohet lëvizje e materialeve dhe fletëvotimeve pa prezencën e policisë. Po ashtu, po ofrojmë siguri për të gjithë ata që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë”, ka deklaruar dje Granit Fetahu, drejtor i policisë për planifikim dhe zhvillim pranë departamentit të rendit publik.
Forcat paqeruajtëse të KFOR-it thonë se nuk kanë plane të veçanta operative për ditën e zgjedhjeve.
Zgjedhjet lokale do të vëzhgohen nga vëzhgues vendës dhe ndërkombëtarë. Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” ka angazhuar rreth 2,400 vëzhgues.
Në zgjedhjet lokale, ku do të zgjidhet kryetari i komunës dhe këshilltarët komunalë, marrin pjesë 74 subjekte politike. Ndërsa, nga KQZ-ja tashmë janë akredituar mbi 21,300 vëzhgues”.
Zgjedhjet pritet të testojnë forcën e pushtetit të partive qeverisëse, Partisë Demokratike të kryeministrit Thaçi dhe Lidhjes Demo-kratike të Kosovës, trashëgimi e liderit historik, Ibrahim Rugova. Të dy partitë bashkëqeverisin me vështirësi që prej zgjedhjeve parlamentare të dy viteve më parë, që i nxorën ato si forcat më të mëdha politike në vend.
Votimet e sotme mund të ndryshojnë balancën e pushtetit mes dy partive, që e kanë shfrytëzuar këtë fushatë për të shfaqur "armiqësinë" mes tyre dhe për të sulmuar kandidatët e njëra-tjetrës. Një ndër forcat e tjera politike më me pushtet, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ish-kryeministrit Haradinaj, shpreson të sigurojë më shumë vota te zgjedhësit, njësoj si partia e biznesmenit Bexhet Pacolli, që është shfaqur mjaft aktive në këtë fushatë elektorale.
(suela Gera/BalkanWeb)