Korcë, 2 mijë studentë pa mësim, godina në rikonstruksion
KORCË- Prej mëse katër ditësh është ndërprerë mësimi në Fakultetin e Mësuesisë, në Universitetin “Fan Noli” të Korcës. Shkak i këtij vendimi, nga ana e drejtuesve të fakultetit kanë qënë punimet për rikonstruksionin e godinës, problemet e së cilës janë thelluar së tepërmi, nga reshjet e javës që lamë pas.
Rektori i Universitetit Gjergji Mero tha se, ditët e humbura për shkak të punimeve do të zëvendësohen gjatë pushimeve për festat. Godina u restaurua 5 vjet më parë, por si rezultat i punimeve me cilësi të dobët nga ana e firmës që kishte fituar tenderin, ka bërë që ajo të mos i rezistojë më kohës. Rreth më tepër se 2 mijë studentë të këtij fakulteti, të cilët janë të detyruar të qëndrojnë në pritje, deri në fillimin normal të procesit mësimor.
(m.a/News24/BalkanWeb)