E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Dohrman, komandanti i ri i KFOR-it amerikan

PRISHTINE- Gjenerali Alan Dohrmann, do të jetë komandanti i ri i forcave amerikane të KFOR-it amerikan. Dohrman zënvendëson gjeneral brigadierin, Keith Jones.

Ceremonia e ndërrimit të komandës u zhvillua mbrëmë në kampin Bondsteel në Ferizaj.

Në fjalën e tij të përshëndetëse Dohrmann tha se do të jetë nder për të që të punojë në Kosovë, duke shtuar se në Kosovë janë bërë përparime të jashtëzakonshme.

“Unë me ushtarët e mi jemi të stërvitur mjaft mirë për këtë mision. Ne jemi në proces të stërvitjes më se një vit dhe këta muajt e fundit ne kemi qenë maksimalisht të përgatitur”, tha gjenerali Dohrman, duke marrë komandën.

Zhvillimet në Kosovë, u vlerësuan pozitive nga gjenerali Jones dhe komandanti i KFOR-it, Markus Bentler.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›