Rusia fiton me Slloveninë, por kualifikimi në dyshim
Rusia ka fituar 2-1 ndaj Sllovenisë në ndeshjen e parë të plejofit, për Botërorin 2010. Skuadra e Gus Hidink shënoi dy herë me anë të Diniar Bilaledtinov, që ishte heroi i rusëve në këtë takim. Ai shënoi në minutën e 40-të pas një pasimi i Pavliçenkos në zonë, duke lënë në vend edhe mbrojtësin slloven Shuler. Sulmuesi i Evertonit dyfishoi shifrat 7 minuta nga fillimi i pjesës së dytë, duke përfunduar një aksion të bukur të Andrei Arshavin.
Nga ky moment, vendasit kanë menduar më shumë të mbrohen, ndërsa sllovenët e rritën presionin në portën ruse. Dy minuta para përfundimit zëvendësuesi Peçnik u dha sllovenëve një mundësi të artë për ndeshjen e kthimit, duke realizuar pas një topi të kthyer nga portieri Akinfejev. Ky gol mban gjallë shpresat e Sllovenisë për të shkuar në Botëror, pasi në ndeshjen e kthimit në Maribor ditën e mërkurë, asaj i duhet vetëm një fitore 1-0. Në stadium ishte i pranishëm edhe kryeministri rus Vladimir Putin, që mbante në qafë shallin e kombëtares.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)