Anglia e Kapelos ndalet në miqësoren me Brazilin
Brazili i Karlos Dungës vazhdon të mos njohë pengesa, duke mundur edhe Anglinë në miqësoren e zhvilluar në Katar. Skuadra e Kapelos vinte në këtë sfidë me mungesa të shumta dhe me një formacion eksperimental, megjithatë ishte mjaft e rrezikshme në disa momente. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua 2 minuta nga fillimi i pjesës së dytë, kur krosi i Elanos gjeti kokën e Nilmar.
Më pas, ishte sërish Nilmar ai që i penguar në zonë nga portieri Ben Foster, fitoi një penallti për ekipin brazilian. Megjithatë nga pika e bardhë sulmuesi i Seviljes Luis Fabiano ishte i pasaktë, ç’ka solli edhe zemërimin e Karlos Dungës në pankinë. Në fund Uejn Runi pati një mundësi të mirë për të barazuar, por nuk arriti. Fitorja në Katar konfirmoi edhe njëherë se Brazili mbetet skuadra favorite për të triumfuar në Botërorin e Afrikës së Jugut.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)