E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri, sot zgjedhje në 5 njësi vendore, në garë PD e LSI

TIRANE- Në Shqipëri sot zhvillohen zgjedhjet e pjesshme në 5 njësi vendore.

Zgjedhjet do të zhvillohen në minibashkinë numër 10 në Tiranë, Bashkinë e Klosit në Burrel, komunën Otllak në Berat, bashkinë Fushë Arrëz, komunën Fierzë, zona në të cilët vendi i kryetarëve mbeti bosh pasi drejtuesit morën mandatin e deputetit në zgjedhjet e parlamentare të 28 qershorit . 45 mijë zgjedhës do të drejtohen në 65 qendra për të votuar.

Zëdhënësi i KQZ u shpreh dje se puna më e madhe do të jetë në njësinë nr 10 të Tiranës, ku do të ketë 26 qendra votimi. Sa i takon kandidatëve, Olli tha ështe hera e parë që kemi kaq pak parti që konkurojnë “Janë vetë tre subjekte politike. Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia e Punës së Shqipërisë e Riorganizuar e cila ka vetëm një kandidat në Otllak qarkun e Beratit.

Kandidatët
Në Tiranë, në minibashkinë numër 10 në garë për vendin bosh të lënë nga Gerti Bogdani, janë Blendi Fuga I PD-së, dhe Gjergj Thomai I LSI-së.

Në Bashkinë e Klosit dhe në Burrel në garë janë kandidati I PD-së Ramazan Mjeshtri dhe Xhevdet Reci I LSI-së.

Në Fushë Arrëz janë hapur 6 qendra votimi. Kandidatët në garë janë Alfred Cafaj I PD-së dhe Dedë Gjergji i LSI-së.

Në Berat votohet në komunën Otllak. Kandidatët janë Muhamet Hoxha I PD-së ,Nasif Naso i LSI-së dhe një kandidat nga Partia e Punës së Riorganizuar.
Në komunën e Fierzës, kandidatë janë Gjelosh Pepkolaj, i PD-së dhe Mehmet Ponari i LSI-së

Partia Socialiste pak kohë më parë mori vendim për të mos marrë pjesë në këto zgjedhje si pjesë e bojkotit pasi qeveria ende nuk ka bërë transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. per keto zgjedhje do te perdoret nje fond prej 7.5 milionë lekësh te akorduar nga qeveria.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›