E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbeten sfidat kryesore me të cilat Kosova do të ballafaqohet. Pas shfaqjes së infrastrukturës ligjore, Kosova do t`i marrë të gjitha masat për t`i luftuar këto dy dukuri negative”. Këto kanë qënë objektivat dhe cështjet të cilat kanë marrë përgjigje, gjatë një takimi të mbajtur nga Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, me komisioneren për Punë të Brendshme të Bashkimit Evropian, Cecilia Malmstrom.
 

Ndërkaq, mësohet se gjatë takimit është diskutuar për sfidat e sundimit të ligjit në Kosovë, objektivat e qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë fushë dhe për progresin të cilin Kosova e ka arritur gjatë këtyre muajve, të cilat do të merren në konsideratë në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.
 

Zëvendëskryeministri Kuçi shprehu gatishmërinë e Kosovës drejt BE-së dhe se udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave është i merituar nga ana e institucioneve të Kosovës.
 

Nga ana tjetër, komisionerja Malmstrom theksoi se do të punojë ngushtë me qeverinë e Kosovës në integrime evropiane dhe se Komisioni Evropian do ta trajtojë si partner të barabartë Kosovën.
 

Ajo tha se Komisioni Evropian, gjatë shtatorit të këtij viti, do ta dërgojë një komision të saj për sa i takon progresit në liberalizimin e vizave, për të parë mundësinë që të ecet sa më shpejt në këtë fushë, në mënyrë që Kosova të përfitojë udhërrëfyesin dhe sa më parë edhe vete liberalizimin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›