Ramush Haradinaj, në 18 gusht në rigjykim

Gjykimi i ri ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe dy ish-luftëtarëve të tij të luftës së UÇK-së, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, do të nisë më 18 gusht në Tribunalin e Hagës.
Një konferencë para-gjyqësore do të mbahet më 17 gusht. Kështu ka njoftuar gjykatësi Bakone Justice Moloto, raportojnë mediat serbe.
Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës hodhi poshtë lirimin e Haradinajt korrikun e vitit 2010.
Haradinaj, Brahimaj dhe Balaj akuzohen për krime të përbashkëta kundër serbëve, shqiptarëve dhe romëve të Kosovës.