E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Larte rrezon Prokurorine

TIRANE - Ministri i Jashtem, Lulzim Basha nuk eshte me zyrtarisht i pandehur. Dje, Gjykata e Larte ka rrezuar te gjitha veprimet e kryera nga Prokuroria e Pergjithshme per dosjen Durres-Kukes, pas mbylljes se hetimeve me vendim gjykate. Kolegjet e Bashkuara me relator Gani Dizdari lane dje, ne fuqi vendimin e dhene nga Gjykata e Apelit, Tirane per Andi Tomen dhe Armand Telitin. Keshtu sipas vendimit te dhene nga Gjykata e Larte, te gjitha vendimet te kryera pas dates 6 nentor te vitit te kaluar, jane te paligjshme. Pas kesaj date, Prokuroria e Pergjithshme morri te pandehur Andi Tomen, Drejtorin e Pergjithshem te Rrugeve, si dhe Ministrin e Jashtem, Lulzim Basha.

Seanca

Prokuroria i ceshtjes "Durres-Kukes", Arben Kraja ka kerkuar dje nga Gjykata e Larte prishjen e dy vendimeve te dhena nga dy shkallet e tjera, per zgjatjen e afateve te hetimit. Sipas prokurorit Kraja, dy gjykata e tjera nuk kane qene kompetente per gjykimin e kesaj ceshtjeje. Perfaqesuesi i akuzes ka shpjeguar dje, se prokuroria kishte nen hetim nje person me imunitet, si dhe procesi ishte i lidhur, per kete fakt gjykata kompetente qe duhet te gjykonte ceshtjen ishte Gjykata e Larte. Prokurori i shpjegoi gjykates se dy gjykatat e meparshme nuk e kishin marre parasysh faktin qe kishim te benim me nje procedim te lidhur. Prandaj sipas tij, duhet te rrezoheshin edhe dy vendimet e meparshme. Prokurori i ka sjelle ne vemendje te gjykates edhe disa vendime te marra nga kolegjet e bashkuara per procese te ngjarjes, si ajo e Gerdecit. Perballe pretendimeve te prokurorit, avokati i Armand Telitit dhe Andi Tomes, Genc Gjokutaj, i ka kerkuar gjykates qe te linte ne fuqi vendimin e marre nga dy gjykatat e tjera. "Pretendimi se personi nen hetim eshte i barabarte me personin e pandehur, nuk mund te lidhen bashke. Personi nen hetim nuk eshte bonos per akuzen. Nuk ka perse t'i mohohet e drejta e gjykimit ne shkalle te tjera Telitit dhe Tomes. Gjykata e Larte gjykon vetem ceshtjen e themelit", ka shpjeguar avokati Gjokutaj.

Vendimi

Kolegjet e bashkuara pasi degjuan te dyja palet vendosen dje, qe te lene ne fuqi vendimin numer 564 te dhene nga Gjykata e Apelit Tirane, ne lidhje me pushimin e afateve te hetimet, nga ana e prokurorise. Pas vendimit te marre nga ana e gjykates avokati mbrojtes Genc Gjokutaj ka deklaruar se " Une dua t'u sqaroj nje gje se ne sot i konfirmuam procesin jo te rregullt ligjor deri ne gjykaten e Larte, hetimet mbeten te nderprera dhe i takon kesaj gjykate te marre vendimin. Perderisa nuk eshte shpallur asnje vendim une nuk mund te paraqes asnje koment. Sot ne vertetuam se hetimi eshte zgjatur subjektivisht nga prokuroria, kjo do te kete efektin edhe per raste te tilla qe mund te ndodhin ne te ardhmen, qe te mos ndodhin me shkelje te te drejtave themelore te personit qe hetohet. Pra gjithmone ky eshte nje kontribut per procesin e rregullt ligjor". Ne daten 10 prill Gjykata e Larte do te vendose ne lidhje me dosjen "Durres-Kukes".

Redinalda Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›