E Diel, 1 Nëntor 2026

"Mjeket, dypunesim te kontrolluar"

Dypunesimi i mjekeve nuk do te ndalohet kategorikisht. Drejtoresha e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" ka deklaruar dje se do te shqyrtohet cdo rast i mjekeve qe duan te punojne njekohesisht edhe ne privat, por pa cenuar punen ne spitale. Ne fakt, dicka e tille duket paksa abstrakte, pasi asnjera nga punet nuk mund te realizohet pa cenuar tjetren, per shkak te elementit kohe.

Dypunesimi

Drejtoresha e QSUT-se ka deklaruar se duhet te kete nje rregullator ne kete marredhenie. "Nuk jam kategorike per njepunesim ne keto kushte, kur nuk mund te kerkojme nga buxheti i shtetit te rrise pagat ne nivelin e mjekeve ne bote", tha Kule. Megjithate, ajo eshte e mendimit se dypunesimi duhet lejuar vetem ne ato raste qe nuk preken interesat e vendit ku punon, si p.sh. te jape mesim pasdite ne nje universitet privat apo te shkoje te vizitoje diku tjeter. Pra, ne rastet kur mjeku ofron mendjen dhe punen dhe nuk ka konflikte interesi, nuk ka pse te mos punesohet edhe diku tjeter. Por, Kule e rithekson se nje gje e tille mund te ndodhe vetem nese ka nje rregullator te ketyre marredhenieve, porse ajo nuk eshte kategorike qe mjeket qe punojne ne shtet te mos punojne ne privat. "Edhe ne vendet, klinikat, ku ne jemi specializuar, ka pasur gershetim te aktivitetit privat me ate publik. Une jam qe te flitet brenda nje legjislacioni, te deklarohen te gjitha dypunesimet, te shqyrtohen dhe nese nuk ka konflikt interesi, nuk jam per nje nderprerje drastike te dypunesimit ne mjekesi", ka deklaruar drejtoresha e QSUT-se.

Ligji

Ne fakt, dypunesimin e lejon edhe ligji "Per kujdesin shendetesor", i cili parashikon dypunesimin e mjekeve dhe te personelit tjeter, por pasi te kene perfunduar orarin e plote ne shtet. Kurse, per sa i perket ceshtjes me te perfolur per dypunesimin ose jo te shefave te sherbimeve, ne kete ligj nuk thuhet asgje. "Punonjesi i shendetesise i punesuar me orar te plote ne institucion publik shendetesor, mund te ushtroje veprimtari private ne kujdesin shendetesor, vetem pas orarit te rregullt te punes", thuhet ne ligj. Kjo nenkupton se te gjithe punonjesit e shendetesise, e kane per detyre qe te zbatojne orarin e tyre zyrtar dhe me pas jane te lire per te ushtruar "zanatin" edhe ne klinikat private. Tre vjet me pare ceshtja e konfliktit te interesit ne shendetesi ishte me e diskutuara, dhe me urdher te ish-ministrit Cikuli, nuk u lejua dypunesimi i mjekeve dhe shefave te pavijoneve ne klinika private. Deri me tani, tre vjet qe kur ky urdher ka qarkulluar ne dyert e QSUT-se, vetem dy shefa pavijonesh kane lene detyren e tyre per t'u marre me klinikat private.

Rregulli

Drejtoresha e QSUT-se thote se duhet te kete nje rregull per dypunesimin e mjekeve, pasi nuk mund te kete nje ndarje drastike. Megjithate, ajo nuk deklaron gje per dypunesimin e shefave te sherbimeve, njesoj sic u veprua edhe me ligjin "Per kujdesin shendetesor".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›