E Diel, 1 Nëntor 2026

Filologjiku, masterat drejt mbylljes

Hapja e ciklit te dyte te studimeve dhe masterave ka shfaqur probleme te reja. Njeri nga profilet e ciklit te dyte te studimeve ne fakultetin e Filologjikut, ne degen e Gjuhe-Letersise rrezikon te mbyllet. Kjo pasi e kane zgjedhur vetem tre studente dhe ajo nuk mund te funksionoje me kaq pak te rinj. Drejtuesit e fakultetit kane gjetur nje tjeter zgjidhje, duke i cuar me "detyrim" studentet me mesatare te larte ne kete profil, por kjo ka ngjallur reagimin e tyre, pasi ata refuzojne te specializohen ne nje profil qe nuk iu pelqen. Ata qe kane fituar te drejten per te nisur ciklin e dyte te studimeve ne degen e Letersise ne Universitetin e Tiranes kane hartuar nje peticion kunder vendimit te dekanatit, i cili nuk ka marre parasysh kerkesen e tyre per profilin ku duan te specializohen. Keshtu ata jane ndare ne dy profile: Gjuhesi e sotme dhe Gjuhesi e vjeter, te cilen e kane zgjedhur vetem tre studente, ndersa per gjuhesi te sotme kane shprehur deshire gjithe pjesa tjeter e fituesve. Mirepo, Gjuhesia e Vjeter rrezikon te mbyllet si specialitet, pasi ajo nuk mund te funksionoje vetem per tre studente. Per te shmangur kete, drejtuesit e fakultetit kane vendosur qe te bejne nje rishperndarje me te drejte te studenteve, pavaresisht preferencave te tyre. Keshtu, ata qe kane pasur noten mesatare me te larte i kane kaluar te Gjuhesia e Vjeter, megjithese kane aplikuar per Gjuhesi te Sotme. Por, ky vendim nuk eshte mirepritur nga vete te rinjte. Ata kane hartuar nje peticion dhe e kane derguar ne dekanat, me ane te te cilit kerkojne qe ne profilizimin e tyre te merret ne konsiderate preferenca qe ata vete kane. "Ështe absurde kjo qe kane vendosur te bejne ata. Une dua te specializohem ne Gjuhesi te Sotme, dhe kete e kam shenuar edhe ne formularin qe fakulteti na ka shperndare. Nderkohe, e kam gjetur emrin te Gjuhesia e Vjeter, e cila mua nuk me pelqen. Kjo eshte padrejtesi e madhe", shprehet e irrituar njera nga vajzat qe, ne kete rast, mesatarja e mire e ka ndeshkuar, pasi e kane kaluar ne preferencen qe ajo nuk e do. Ata shprehen se do te presin edhe disa dite dhe nese fakulteti nuk i merr parasysh pretendimet e tyre, atehere ata do t'i drejtohen rektoratit.

Problemi Padrejtesia

Cikli i dyte i studimeve te Gjuhesia eshte ndare ne dy profile: Gjuhesi e Sotme dhe Gjuhesi e Vjeter. Kete te fundit e kane zgjedhur vetem tre studente ndaj rrezikon te mbyllet. Per te mos e mbyllur, dekanati ka vendosur t'i rishperndaje vete studentet, pa marre parasysh preferencat e tyre

3 Studente Kane zgjedhur qe te kryejne studimet master per gjuhesi te vjeter ne Fakultetin e Historise dhe Filologjise. Nje gje e tille ben qe te jete ne fije te perit fati i kesaj dege, e cila rrezikon te mbyllet. Studentet e Gjuhesise se Sotme, jane derguar padrejtesisht te ajo e vjeter.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›