E Diel, 1 Nëntor 2026

KosovaFest Theranda 2010, një festival me 7 shfaqje teatrore

Një ngjarje e rëndësishme kulturore pritet të zhvillohet pas disa ditësh në qytetin e Therandës. Ky qytet organizon për herë të parë edicionin e parë të Festivalit Mbarë Kombëtar të Teatrove, i cili fillon më datën 11 shkurt dhe do të zgjasë deri më 17 shkurt. Gjatë këtij edicioni do të shfaqen 7 shfaqje teatrore profesionale nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia. Përveç çmimeve të tjera do të jepen edhe çmimi Ukë Bytyqi, çmimi Besim Ndrecaj dhe

shfaqja më e mirë e festivalit do të prezantohet në Belgjikë. Në jurinë profesionale përveç atyre vendore do të marrin pjesë edhe Philippe Preux, shef i departamentit për audovizuale ne Ministrinë e Kulturës në Bruksel. Daniel Leuëeurs, dramaturg. Organizatorët e festivalit teatror Kosovafest Theranda 2010, ftojnë të gjithë dashamirësit dhe punëtorët e teatrit e filmit shqiptar që të marrin pjesë në këtë festival, pasi për herë të parë ky qytet do të kthehet në një arenë të vlerave teatrore. Ndërkohë që përgatitjet për këtë eveniment madhështor teatror kanë nisur që vitin që lamë pas. Duke e cilësuar si një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore që pritet të zhvillohet në këtë qytet, organizatorët bëjnë të ditur se për disa ditë me radhë publikut nuk do ti ofrohet vetëm teatër, por dhe spektakël.

Last Updated on E Premte, 22 Janar 2010 19:24

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›