E Diel, 1 Nëntor 2026

Projektbuxheti 2010, Rama favorizon me fonde dyfishe minibashkitë socialiste

Kokona: Kryebashkiaku ka përcaktuar mbi 20 milionë lekë më pak për minibashkinë Nr. 3Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama ka bërë një ndarje të politizuar mes 11 njësive bashkiake. Kështu në projektbuxhetin 2010 që ai ka dërguar në Këshillin Bashkiak për tu miratuar, duket qartë se shpërndarjen e fondeve e ka bërë sipas ngjyrimeve politike të minibashkive, dhe jo sipas nevojave. Në projektbuxhetin aktuale nga 11 minibashkitë më e diskriminuara përsa i përket fondeve është njësia bashkiake Nr. 3 me 10-20 milionë lekë më pak sesa

 pjesa me e madhe minibashkive të tjera. Kontaktuar për këtë probleme kreu i kësaj njësie Ilir Kokona ka pohuar se në projektbuxhetin ekzistues ka mjaft abuzim. Ashtu siç është diskutuar edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak ku këshilltar të PD dhe LSI kanë kërkuar detajim të buxhetit, të njëjtën gjë kanë vërejtur edhe drejtues të njësive bashkiake, madje kanë kërkuar me ngulmë që ai buxhet nuk duhet kaluar pa u detajuar me në zëra. Kam studiuar materialin me kujdes dhe kamë vërejtur se në të nuk ka transparencë në përdorimin e fondeve publike, si dhe në shpenzimet administrative dhe të personelit. Në projekt buxhet kërkohen fonde për asfaltim rrugësh por pa asnjë detaj se çfarë rrugësh do të asfaltojë, gjithashtu kërkohet të miratohet fond për rekonstruksionin e kopshtit Nr.1 kur ai është i rikonstruktuar. Është kërkuar ndërhyrje në Çerdhen Nr. 26 ndërkohë që aty është ndërhyrë një vit më parë dhe funksionon normalisht. Përveç këtyre abuzimeve dua të them që njësisë sime i është dhënë një fond tepër qesharak dhe nuk e kuptoj përse, ka përfunduar Kokona. Ndarja e fondit Sipas projektbuxhetit aktual, ndarja e fondeve është bërë e diferencuar. Kështu përsa i përket minibashkive me fonde më të shumta ato janë padiskutim njësitë që drejtohen nga kryebashkiaku Rama, siç është njësia Nr.2. Nr. 4. Nr.5. Nr.9. Nr.11. Nr 6. të gjitha këto njësi bashkiake kanë një fonde mbi 10 milionë më shumë se sa njësitë e tjera. Kështu sipas projektbuxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2010, transfertat e parave drejt njësive bashkiake do të jetë në shumën 429.961.000. lekë në krahasim me vitin 2009 kjo transfertë është rritur me 13.907.00 lekë. Kjo transfertë do të mbulojë nevojat e njësive bashkiake për pagat, sigurimet, shpenzime operative, duke përfshirë edhe pagesën e detyrimeve për arsimin parauniversitar për ujë, energji, telefon e materiale pastrimi. Kontaktuar nga gazeta krerët e disa njësive bashkiake kanë pohuar se projektbuxheti i Ramës për vitin 2010 ishte tepër abuzues, vjedhje pa kriter nga parat e qeveris. Megjithatë edhe pse, drejtuesit e Bashkisë, vetëm pak ditë më parë, pra në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiakë deklaruan që projektbuxheti nuk do të ndryshojë, duket se po ndodhe e kundërta. Këshilltar të PS pasi, kanë vënë re se në projektbuxhetin vërtet kishte abuzime që binin në sy nga këshilltarët kundërshtar, kanë menduar që të bëjnë disa ndryshime të vogla në projektbuxhet. Nga të dhënat që gazeta ka mundur të sigurojë nga  drejtues të njësive bashkiake, mësohet se atyre u është kërkuar që të bëjnë një listë me të gjitha problemet që ata duan dhe kërkojnë në investime. Kërkesat Kreu i njësisë bashkiake Nr 3 Ilir Kokona, ka pohuar për gazetën se kryetari Rama nuk është treguar aspak transparent në këtë buxhet. Madje ai ka komentuar dhe mënyrën se si kryebashkiaku kërkon të ndihmojë të përmbyturit e Shkodrës. Nuk janë aspak transparente ato kuti që Rama ka nxjerrë në rrugë dhe u thotë qytetarëve të investojnë në fatkeqësinë e qytetarëve të Shkodrës. Po i lë hapësira Berishës të dalë nesër dhe të thotë të hapi kutitë e Shkodrës se ka vjedhur paratë, ka pohuar kokona. Ndër të tjera ai ka treguar për gazetën edhe kërkesat që ka dërguar në bashki për disa vite më radhë për të ndërhyrë. Kështu, në njësinë bashkiake Nr. 3 është kërkuar asfaltim ndriçim i rrugës Bajram, Çela, Dumë Ala, Teli Nduni, Bardhyl, Qazim Vathi, Ibrahim Brahja, Arkitekt Kasemi. Por sipas Kokonës, në buxhet 2010 nuk është parashikuar asnjë ndërhyrje në infrastrukturë si kjo edhe shumë kërkesa të tjera ku janë kërkuar dhe nuk janë parashikuar në Projektbuxhetin e vitit 2010.   Liri Mëhalla

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›