Kosovafest, edicioni i parë i teatrit shqiptar në Therandë
Tiranë, 4 shkurt, NOA, Milena Selimi - Shkurti,
do të sjellë edhe një festival të ri mbarëkombëtar të teatrit. Fjala është për
festivalin mbarëkombëtar të teatrit Kosovafest, i cili do të organizohet në
qytetin e Therandës në përkujdesjen e Belvedereart dhe kryetarit të komunës
së Therandës.
Edicioni i parë i festivalit mbarëkombëtar të
teatrit Kosovafest 2010 do të mbahet prej 11 deri më 17 shkurt 2010 në
Therandë.
Gjatë shtatë ditëve, sa pritet të zgjasë
festivali, do të shfaqen 7 shfaqje të teatrove profesioniste nga Kosova,
Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Shqipëria do të prezantohet me shfaqjen e
Teatrit të Metropolit Drejt lirisë dhe Teatrit të Vlorës Petro Marko.
Ne presim një prezantim dinjitoz të teatrit
shqiptar, ndërsa gjatë këtyre shtatë ditëve do të prezantohen shtatë shfaqje
nga trevat gjithëshqiptare, - ka thënë krijuesi Reshat Sahitaj.
Ai ka shtuar se shfaqja me e mirë do të
prezantohet në Belgjikë.
Juria përzgjedhëse e festivalit, përveç
vendorëve, në përbërje të saj do të ketë edhe ndërkombëtarë.
Sahitaj ka përmendur Filip Preux, shef i
departamentit për audiovizual në Ministrinë e Kulturës nga Belgjika dhe Daniel
Leuveurs, akademik, dramaturg dhe profesor nga Franca.
Një ndihmesë të madhe në organizim të
Kosovafest 2010, Therandë do të japë edhe teatri Dodona, ndërsa në hapje më
11 shkurt pritet të marrin pjesë personalitet të shquara të kulturës sonë.
m.s/n.g/NOA