E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monitorimi i zgjedhjeve, sot diskutohet për komisionin



Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet sot, për të diskutuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar, i cili do të hetojë zgjedhjet. Kjo kërkesë e opozitës nuk gjeti konsensus pak ditë më parë në mbledhjen e kësaj konference, për shkak të kërkesave të opozitës. Anëtarët e opozitës kërkuan që komisioni të mos ketë bashkëkryetarë, por vetëm një drejtues dhe ta propozojë ajo. Sipas tyre, opozita ka vetëm këtë si mundësi për monitorimin e zgjedhjeve. Ndërsa nga ana tjetër, mazhoranca ka kërkuar që Komisioni i Posaçëm të funksionojë si gjithnjë. Gjithsesi, ditën e sotme do të ridiskutohet ngritja e këtij komisioni. Palët kanë rënë dakord paraprakisht për ngritjen e tij, i cili do të monitorojë gjithë procesin paraprak të përgatitjes së zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›