Alarm për bombë në një bankë të Mitrovicës

Mitrovicë, 26 janar, 12.02, NOA – Një alarm për një bombë të vënë në një bankë, ka tronditur qytetin e Mitrovicës.
Atë e ka krijuar një telefonatë anonime e cila ka vënë në dijeni punonjësit e bankës se janë të rrezikuar nga shpërthimi i një bombe.
Lajmi tronditi gjithë zonën dhe menjëherë forcat e policisë kanë marrë në dorë situatën duke evakuar gjithë stafin e bankës nga mjediset e punës.
Mitrovica njihet për momentet e saj të pasigurisë dhe të konflikteve të ndryshme mes banorëve me etni të ndryshme në këtë qytet.
n.e/NOA