Kosovarët: Tani po prekim lirinë e Kosovës
Është pak të thuash e jashtëzakonshme
dita e djeshme për mijëra
vizitorët e inaugurimit të galerisë
së tunelit të Kalimashit në rrugën
"patriotike" Durrës-Kukës-Morinë. Më
shumë se 20 mijë njerëz nga e gjithë
"Shqipëria e Madhe", kryesisht nga Qarku
i Kukësit dhe Kosova, kanë ardhur
qysh në mëngjes herët për të përjetuar
këtë ditë historike, ku dy kahet e tunelit
do të bashkoheshin. Njoftimi se në
mesditën e diel do të hapet tuneli,
u përcoll nga mediat rreth një javë
rresht, ndërsa duket se ishte lexuar
nga njerëzit që mesditën e datës 31 maj
2009 do të takohen dy anët e të njëjtit
komb. E në të vërtetë edhe mesazhi
promocional ishte pak a shumë i tillë:
"Për shumë kohë na ndanë malet dhe
historia...". Kurrë më parë kosovarët
nuk janë shfaqur aq entuziastë sa
dje në portalin e tunelit. "Tani po më
duket se e kam prekë lirinë e Kosovës,
tani që mundëm të vijmë në Shqipëri,
jo vetëm pa pengesa në kufi, por edhe
me rrugë", na thotë i emocionuar një
malësor drenicas.
Vizitorët
Sheshi para tunelit filloi të mbushet
aty nga ora 10:00 e mëngjesit, kur edhe
vetë punëtorët e "Bechtel-Enka"-s filluan
ta "shkrehin" punën. Tuneli kishte
pasur edhe më herët turma vizitorësh,
por asnjëherë kaq shumë. Të fundmit
që e lanë punën ishin punëtorët që
merren me infrastrukturën e nënstacionit.
"Mirë mor lalë, që po e lemë
punën, por nuk na jep bukë Sala ne,
na japin vetëm krahët tonë", thotë
Veseli, një punëtor nga fshati Kolsh.
Ndërkohë, dikush e thërret për një
detyrë tjetër dhe aty mbetet një numër
i vogël punëtorësh, aq sa për të ruajtur,
siç thanë ata, se dikush lëndohet nga
pakujdesia...
Fotografët amatorë
Ajo që bie në sy, duke pritur momentin
e përurimit, është nxitimi i
njerëzve për të fiksuar çdo moment
në aparate fotografikë, në celularë, në
kamera. Në një rreze prej 100 metrash
apo më shumë, badigardë të panumërt
kanë krijuar një gardh, duke mos lejuar
askënd t‘u afrohet portave. Një badigard
qeveritar mban në dorë një listë
me emra gazetarësh, që duhet të ishin
atashuar më herët për të qenë në inaugurim.
Sa më shumë që kalon koha,
aq më shumë rritet trysnia e publikut
për t‘u afruar te portat, dhe aty nga ora
11:00 dikush nga qeveria apo nga ata të
"Bechtel-Enka"-s dha porosi që njerëzit
të lejoheshin për t‘u afruar te tuneli. Për
disa minuta, qindra kosovarë prekën
nga afër "magjinë". U lejuan të hyjnë
dhjetëra metra në thellësi, duke bekuar
rastin e duke bërë foto për të kujtuar
vite më vonë: kam qenë edhe unë aty
atë ditë që u hap tuneli. Pastaj, duke
pasur parasysh që pas shembjes së
"murit" ndarës Kryeministri Berisha do
të mbante një fjalim, dikush arsyetoi që
fjalimi nuk mund të mbahej pa njerëz.
"Pash një Zot na lini të kalojmë, mirë
në tunel nuk po hyjmë, por deri te porta
do të shkojmë", thërret turma dhe ecën
përpara me entuziazëm. Gjëja e parë që
bëjnë në grupe, vetëm apo me familje,
është fotografia te harku i tunelit. "E
di si po më duket ky harku i tunelit, si
Harku i Triumfit", thotë një burrë.
Në tunel janë lejuar të hyjnë vetëm
një numër i kufizuar gazetarësh për
të asistuar në momentin emocional,
kur në mesin e tunelit do të shembej
distanca e mbetur dhe kur dy kryeministrat
të takoheshin. Thanë se kishte
qenë emocionuese me të vërtetë.
Gazetarët
Qindra gazetarë ishin të pranishëm
në ceremoninë e tunelit. Gazetarët e
zellshëm kishin vendosur aty kamerat
e tyre që herët në mëngjes, madje
kishte prej tyre që kishin fjetur gjithë
natën te porta e tunelit. Një numër
kamerash transmetonin direkt për
mediat e tyre. Një grup mediatik nga
Beogradi mblidhte siç bëhet zakonisht
në kësi rastesh, intervista nëpër
njerëz. Një i intervistuar tha se ky tunel,
dhe rrjedhimisht kjo autostradë,
lidhte dy shtete, dhe gazetari i huaj,
i cili vetëm pak vite më parë do të
ishte parë si armik, thotë ashtu si
politikanët, se kjo autostradë mund të
lidhë më shumë se dy shtete. Një grup
gazetarësh nga Shkupi, të cilët ashtu
si shumica e gazetarëve kishin fjetur
në Kukës, duke pirë cigare, bëjnë
llogarinë se Shkupi është tashmë
shumë afër me Tiranën, po aq sa edhe
Prishtina. "Ne jemi ndjerë të izoluar
nga mjedisi jonë etnik, sepse nuk
kemi pasur rrugë, por tash shpresoj
se do të afrohemi me të vërtetë dhe
do të ndjehemi më të lirë", thotë një
gazetar i kanalit shtetëror në gjuhën
shqipe. Një ditë më parë, në qytetin e
Kukësit ishte tepër e vështirë të gjeje
një dhomë në hotel. Vetëm në vitin
1999, kur në Kukës mbërritën qindra
mijëra kosovarë, që u dëbuan nga
trojet e tyre, ka pasur një interesim
mediatik të tillë.
Mjedisi
Ku ka shkuar gjithë ai material i
nxjerrë nga tunelet? Kjo është pyetja e
parë që bëjnë vizitorët dhe kalimtarët e
rastit. Jemi mësuar që nëpër segmentet
e autostradës, ku kanë punuar firmat
vendase, është "normale" që syri të të
ndeshë pirgje dherash. Aty ku është gërmuar,
po aty apo diku afër, pa shumë
kujdes është hedhur edhe dheu. Ndërsa
te tuneli nuk shihet asgjë. Masivi i malit
duket sikur është prerë me thikë dhe
mbetjet nuk shihen. "Bechtel-Enka"
ka krijuar male artificiale me dheun
e tunelit dhe të skrapeve. Në hyrjen
e tunelit është mbushur kështu një
hapësirë disa hektarëshe, e cila pas
ngjeshjes duket unike me relievin natyror.
Mbi të është ndërtuar nënstacioni
elektrik si dhe infrastruktura shërbyese
e tunelit, aty ku do të vendoset administrata
kujdestare. Mjedisi është ruajtur
me të njëjtin kujdes siç është ruajtur
jeta e njeriut nga kompania "Bechtel".
Asnjë viktimë nuk është shënuar në më
shumë se dy vite punë në këtë vepër
ku, sipas specialistëve, ishte llogaritur
të ndodhnin edhe të tilla. E pra aty
kanë punuar dhe punojnë 24 orë rreth
njëmijë punëtorë.
Fitimi
Një inxhinier vendas gjen kohë të
lirë për të treguar se autostrada do
të jetë me fitim të madh për vendin
tonë, por edhe për të tjerët. Ja, e
shihni, dy mijë automjete kalojnë
sot në rrugën e vjetër nga Kosova në
Tiranë etj., që harxhojnë 17 orë nga
Prishtina; kamionët bëjnë dy ditë
rrugë të vështirë; mijëra mjete nuk
udhëtojnë drejt Tiranës vetëm prej
rrugës tepër të keqe, sepse ka qenë
një rrugë strategjike antishqiptare...",
thotë inxhinieri. Më tej ai tregon se
nga transporti që mund të kryhet në
autostradë nxirren rreth 600 milionë
dollarë fitime në vit llogaritur për
ton/km. Në këtë fitim nuk është përfituese
vetëm Shqipëria, por kushdo
që kalon këtej, sepse shkurton një
distancë prej njëmijë km nga Evropa
Qendrore drejt Mesdheut kjo rrugë
(përkatësisht Porti i Durrësit), në krahasim
me Portin e Selanikut. Shteti
shqiptar vetëm nga taksa hyrëse e
mjeteve merr një fitim vjetor prej
rreth 90 milionë dollarësh... "Dhe e
dini që është kjo rrugë që do të na fusë
në BE, nuk janë qeveritë", arsyeton
inxhinieri kuksian, duke biseduar
me një grup vizitorësh. "E atëherë
përse nuk e kemi bërë më herët",
pyet natyrshëm një vizitor. "Sepse
ka kushtuar shumë", përgjigjet një
tjetër... Ndërkohë, në altoparlantët
e vendosur kudo ngrihet muzika,
është një muzikë festive, që njofton
se dy kryeministrat po mbërrijnë në
dalje pas takimit që kanë pasur në
mesin e tunelit. I pari që i drejtohet
turmës është Kryeministri shqiptar, i
cili në fjalën e vet nënvizoi: "Ky tunel
ka kushtuar vërtet shumë, por jo më
shumë se sa na ka kushtuar dhe do të
na kushtonte mungesa e tij".
Hamburger dhe
fruta për vizitorët
"Bechtel-Enka" kishte menduar
edhe për vizitorët.
Ndoshta askush nuk e kishte
llogaritur se kaq shumë njerëz
do të ngjiteshin në lartësinë e
tunelit, por gjithsesi aty, në dy
platforma gjigante, janë përgatitur
mbi 10 mijë hamburger,
fruta, pije freskuese lëngje frutash
dhe ujë industrial. Kishin gatuar
edhe ushqime me lugë (pulë
me perime, pilaf, si dhe nga
një frutë), paketë që njerëzit e
merrnin në pjata alumini një
përdorimshe. Kur gjithçka ceremoniale
të përfundonte, të
gjithë njerëzit do të merrnin
bukë dhe pije apo ujë. Një kryepunëtor
turk, i cili bashkë me
disa specialistë vendas sot kryen
edhe detyrën e menaxhimit të një
pjese të drekës, ndërsa dhjetëra të
tjerë kujdesen në maksimum për
mjetet e punës aty, për hyrjen e
tunelit, makineritë. "Sot kena festë,
thotë turku me një shqipe të çalë,
hajni plot", thotë ai me dashamirësi.
Fillimisht shumë pak njerëz ia
hodhën sytë platformës gjigante
të drekës në të djathtë të hyrjes së
tunelit, por aty nga ora 13:00, pas
shumë orësh qëndrimi në diell
situata ndryshoi. Mijëra njerëz iu
bashkuan drekës kolektive.
Dita e Ajshes
Ajshja është një grua lypëse, 45 vjeçe, që jeton në Kukës prej disa vitesh.
Nëse mund të thuhet për një lypëse "është e respektuar", kjo gjë mund
të thuhet edhe për të. Ajo është ngjitur te tuneli dhe
shtrin dorën për ndonjë lek, duke u thënë njerëzve,
jo vetëm "zoti të dhashtë", madje ndoshta nuk e thotë
fare, por "E gëzofshim tunelin, burra". Kjo grua gjendet
për një çast në vorbullën e valles që po luajnë një grup
njerëzish nga zona të ndryshme, aty hyn në valle kush
të mundet, mjafton të mos prishë ritmin, dhe ajo
Ajsha, e shtyrë nga një kureshtar, hyn në valle. Dhe e
luan si askush tjetër, me aq elegancë dhe energji. Në
turmën e stërmadhe prej mbi 20 njerëzish shihen edhe
një numër lypësesh të tjera, mes tyre një bionde e re
që mbledh, siç komentoi një vizitor, taksën e festës
së tunelit. Është edhe për lypësit një ditë me fat, pasi
janë shumë të rrallë dorështrënguarit, në mënyrë të veçantë kosovarët.
Arturi, ish-minatori invalid
Në mesin e mijëra njerëzve që udhëtuan për të qenë dëshmitarë të dritës së
tunelit, ishte edhe një djalosh nga fshati i Kalimashit, Artur Zhupi, një invalid, i
cili kishte bërë 7 km autostradë me karrocë, qysh herët në mëngjes. "E kisha merak
të isha edhe unë këtu, sepse më ka kushtuar aq shumë
rruga e gjatë për Tiranë", thotë 29-vjeçari në karrocën e
invalidit. Ai na tregon se ishte aksidentuar në Greqi para 8
vitesh dhe se prej asaj kohe nuk reshte së kërkuari derman,
me shpresën që një ditë do të mund të ringrihej përsëri në
këmbë. "Për shkak të një plage që kam në fund të shpinës,
më duhet të udhëtoj mjaft shpesh në Tiranë, dhe udhëtimi
nëpër rrugën e vjetër është një torturë", thotë Arturi. Ai
tregon se malet e Kalimashit ku ishte hapur tuneli i njihte
shumë mirë, jo vetëm se ishte nga ajo zonë, por edhe sepse
kishte punuar tre vjet si minator në minierën Kalimashit,
para se të shkonte emigrant në Greqi. Ai qëndron disi larg
nga turma dhe tymos i menduar. "Ka ardhur vetë me karrocë, nuk ka pranuar të
hipë në makinë", kështu tregon vëllai i Arturit, i cili i qëndron afër si shoqërues.