Tregtia me Kosovën, 22 mijë tonë më pak eksporte
Dikur krenoheshim me Kosovën, si vendi i vetëm që Shqipëria dilte me bilanc pozitiv në tregtinë me jashtë. Aktualisht kushtet kanë ndryshuar, po ashtu dhe interesat, duke parë se te produktet bujqësore Shqipëria ka humbur terren, në vlerë modeste 700 mijë euro, por shumë domethënëse. Nga ekspertët e pavarur të sektorit, mësohet se bizneset kosovare kanë gjetur treg më të mirë gjetkë, ndoshta nga Bullgaria apo Serbia, sa i takon lëngjeve, ndërsa prodhuesve shqiptarë u duhet të rrisin forcën për të konkurruar në treg. Sektori i tregtisë me jashtë sa i takon bujqësisë tregon njërën anë të vëllimit total, i cili e nxjerr Shqipërinë të paktën plus 50 milionë USD. Eksportet në raport me importet janë në volum më të madh, megjithatë vërehen shenja të tkurrjes. Kështu, nëse krahasojmë eksportet e viteve 2007 dhe 2008, konstatohet një rënie me të paktën 22 mijë tonë, kurse si peshë në totalin e vendeve të rajonit, Kosova zë 15.6 për qind, nga 21.4 për qind që ishte dy vite më parë.
Terreni
Shqipëria nuk ka bilanc pozitiv për tregtinë e prodhimeve agrare me asnjë prej 10 partnerëve kryesorë tregtarë. Sipas një studimi të bërë nga GTZ, Zyra e Asistencës Teknike nga qeveria gjermane, me të vetmin vend që ka pasur avantazh ishte Kosova, me plus 700 mijë USD, por e ka humbur fitimin që në vitin 2007. Sa i takon importeve, gjatë vitit 2008 u shënua një nivel prej 136 mijë tonësh, rreth 26 mijë më shumë se viti 2007, kurse në vlerë monetare ka një rritje modeste me rreth 5 milionë USD (importet në total 26 milionë USD). Lidhur me eksportet, shifrat paraqiten pozitive, me 50 milionë USD rritje, kurse në sasi vërehet rënie. Në total, gjatë vitit 2008, janë eksportuar 73 milionë USD mallra dhe importuar 26 milionë, me suficit të konsiderueshëm.