Ndihme ekonomike per emigrantet e kthyer Luljeta Ndoka
Emigrantet e rikthyer do te kene me shume te drejta, mbeshtetje, e sidomos para. Ndryshimet ne ligjin e vitit 2006, "Per emigrimin e shtetasve shqiptare per motive punesimi", synojne qe emigrantet tane te trajtohen si ne vendet e BE-se. Keshtu, ata do te kene perfitime jo vetem financiare nese rikthehen, por edhe do te perfitojne nga programet e punesimit dhe te formimit profesional ne vend.
Ndihma ekonomike
Disa ndryshime dhe shtesa ndryshimesh ne ligjin ekzistues, konsistojne ne angazhimin e Ministrise se Punes, qe ne bashkepunim me Sherbimin Social Shteteror dhe njesite e qeverisjes vendore, te pergjigjet per sigurimin e sherbimeve te perkujdesit shoqeror, si dhe per mbeshtetjen per plotesimin e kerkeses per perfitimin e ndihmes ekonomike, per emigrantet e rikthyer. Kjo do te thote se, nese ata rikthehen ne vendin tone, atehere nuk do te mbeten "si peshku pa uje", por do te perfitojne nje ndihme ekonomike te posacme. Nga ana tjeter, kjo kategori emigrantesh do te perfitoje nga programet aktive dhe pasive, te punesimit e te formimit profesional ne vend, te cilat do t'i hartoje Ministria e Punes. I njejti ligj, ngarkon Ministrine e Punes qe te jape informacionet perkatese per shtetasit shqiptare qe deshirojne te emigrojne ne menyre te rregullt, si dhe ata qe rikthehen e deshirojne te riintegrohen e te qendrojne ne Shqiperi. Ne nenin 8 te ketij ligji, sanksionohet qe ne zyrat perkatese te punesimit ngrihen dhe funksionojne sportelet e migracionit, te cilat ofrojne sherbim informimi per shtetasit shqiptare qe deshirojne te emigrojne, si dhe mbeshtetje per riintegrimin e emigranteve te kthyer. "Shtetasit shqiptare te rikthyer, te regjistruar ne "Regjistrin per emigrantet", perfitojne sherbim informimi dhe referimi ne autoritetet shteterore, pergjegjese per ofrimin e sherbimeve per riintegrim", eshte ndryshimi tjeter i miratuar dje ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave.
Statusi
Sa i perket statusit te emigrantit, ate e perfiton cdo emigrant i regjistruar ne "Regjistrin per emigrantet" ne zyrat e punesimit dhe qe ploteson kushtet e parashikuara ne kete ligj, per te perfituar "Dokumentin e statusit te emigrantit". Ky dokument, krijon mundesine qe mbajtesi i ketij statusi, te perfitoje nga kurset e formimit orientues, pa pagese, per mesimin e gjuhes, ose te njohurive baze per profesionet e kerkuara nga shteti prites, per shtetasit shqiptare qe deshirojne te emigrojne dhe per pjesetaret e familjes se tyre, si dhe nga programet e nxitjes se punesimit dhe kurset e formimit profesional publik falas, per emigrantet e rikthyer. Gjithashtu, "Dokumenti i statusit te emigrantit" eshte dokument identifikues per mbajtesin e tij edhe per perfitimin nga sherbimet e tjera specifike, si ne fushen e strehimit, te shendetesise, te arsimit, te mbrojtjes shoqerore, te investimeve ne vend etj. "Dokumenti i statusit te emigrantit" eshte nje dokument identifikimi dhe leshohet nga zyra perkatese e punesimit prane njesise se qeverisjes vendore. Ndersa forma dhe permbajtja e dokumentit, dokumentacioni perkates dhe procedurat per perfitimin e statusit te emigrantit percaktohen me urdher te ministrit te Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta".
Ndihmat ne transport dhe ushqime per te sapokthyerit
Per emigrantet e rikthyer ne pikat e kalimit kufitar, ligji parashikon marrjen e masave per sherbimet e riintegrimit ne vend, lehtesimin e kthimit te emigranteve te rikthyer, nepermjet krijimit te kushteve per transport te te kthyerve nga pikat e kalimit kufitar deri ne qendrat me te aferta te banimit si dhe sigurimin e nevojave me ushqim, uje dhe medikamente, per grupet vulnerabel te emigranteve te rikthyer ne pikat e kalimit kufitar".
Ministria e Arsimit
Masat per arsimimin e emigranteve
Nderkaq, Ministria e Arsimit dhe e Shkences eshte pergjegjese per hartimin e politikave dhe te legjislacionit, per lehtesimin e riintegrimit te femijeve te emigranteve te rikthyer/ femijeve te pashoqeruar ne sistemin arsimor shqiptar pas kthimit, dhe njohjen e kualifikimeve te fituara jashte. Gjithashtu, MASH pergjigjet edhe per hartimin e kurrikulave te vecanta, per mesimin plotesues te gjuhes shqipe nga emigrantet e rikthyer deri ne moshen 18 vjec ose 25 vjec, nese eshte duke ndjekur studimet e larta. Ky dikaster, nga ana tjeter kujdeset per organizimin e shkollave verore per femijet e emigranteve te rikthyer apo femijeve te pashoqeruar, per mesimin plotesues te gjuhes shqipe. Ligji i miratuar dhe ne Keshillin e Ministrave e ngarkon Ministrine e Arsimit edhe per hartimin e programeve te vecanta ne fushen e arsimit per t'u ardhur ne ndihme femijeve te emigranteve te rikthyer, pershtatjen e politikave kurrikulare me nevojat e emigranteve te rikthyer per arsimim, dhe ofrimin e sherbimit psikologjik ne sistemin arsimor ndaj ketyre kategorive
Ndryshimet e djeshme
Emigrantet e pastrehe, mbeshtetje nga Ministria e Transporteve
Sipas vendimit, Ministria e Puneve Publike dhe Transportit, ne zbatim te ketij ligji, ushtron detyrat e pergjegjesite per sigurimin e ofrimit te informacionit te nevojshem per emigrantet e rikthyer per programet sociale te strehimit dhe hartimin e politikave dhe te legjislacionit per riintegrimin e emigranteve te rikthyer te pastrehe, nepermjet perfshirjes se tyre ne programet sociale te strehimit". Nderkaq, Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, ne zbatim te ketij ligji, ushtron detyrat e pergjegjesite, per: zbatimin e politikave mbeshtetese per emigrantet e rikthyer ne Shqiperi, te cilet banojne ne zona rurale, sipas percaktimeve me vendim te Keshillit te Ministrave, perfshirjen e emigranteve te rikthyer nga zonat rurale ne programet per nxitjen e investimeve ne sektorin e bujqesise, sipas percaktimeve me vendim te Keshillit te Ministrave dhe sigurimin e ofrimit te informacionit te nevojshem per emigrantet e rikthyer per skemat mbeshtetese, sipas shkronjes "a", te ketij neni.
Ndersa Ministria e Financave, ne zbatim te ketij ligji, ushtron detyrat e pergjegjesite, per sigurimin e zbatimit te parashikimeve te Kodit Doganor, per perjashtime nga taksat doganore, per mjetet personale dhe veglat e punes per emigrantet e kthyer.