Kosovarët mund të pajisen me pasaporta biometrike serbe
Qytetarët e Kosovës do të mund të aplikojnë për pasaportat e reja biometrike serbe sikurse qytetarët e tjerë, por këtë duhet ta bëjnë vetëm në Beograd, ka njoftuar Ministria serbe për Kosovën.
Sekretari shtetëror i kësaj ministrie, Oliver Ivanoviç, ka thënë se kushtet janë të ngjashme sikurse më parë, por pasaportat për qytetarët nga Kosova do të lëshohen ekskluzivisht vetëm në Beograd.
"Çdo kush që jeton në Kosovë, dhe që nuk ka aplikuar ende për dokumentet e reja serbe, mund ta bëjë këtë vetëm në Beograd dhe procedura është e njëjtë për të gjithë", ka thënë Ivanoviç.
I pyetur nëse kjo nënkupton që qytetarët nga Kosova mund të udhëtojnë pa viza që nga janari i vitit të ardhshëm, ai ka thënë se kjo i bie që ata mund të marrin vetëm pasaporta biometrike, pa saktësuar nëse mund të përfitojnë nga lehtësitë e ofruara të BE-së.
Komisioni Evropian i kishte ndaluar më parë Serbisë të lëshojë pasaporta biometrike për qytetarët e Kosovës, qofshin ata serbë apo shqiptarë.