Francë, nis gjyqi ndaj ish-kryeministrit Vilepin
Ish kryeministri francez thotë se çështja Clearsteam do t'i pastrojë emrin. Dominique de Villepin doli në gjyq i akuzuar për shpifje ndaj Nicolas Sarkozy në vitin 2004 dhe humbi kështu shanset për t'u bërë president.
Në një deklaratë të shkurtër për gazetarët përpara se të hynte në sallën e gjyqit ish-kryeministrin u zotua se do të dilte i pafajshëm nga kjo çështje.
"Unë jam këtu për shkak të vullnetit të një personi. Unë jam këtu për shkak të një njeriu, Nicolas Sarkozy, i cili është edhe president i Republikës franceze. Unë do të dal nga kjo i lirë dhe pa faj", tha ai.
Ky gjyq, i cili mund të zjasë një muaj përbën skandalin më të madh politik që Franca është përballur këto vitet e fundit, një çështje dredha-dredha dhe e errët e denjë për një thriller, dokumente të falsifikuara, spiunë dhe armiqësi të hidhura.
E ashtuquajtur "çështja Clearstream" pothuajse shkatërroi qeverinë e presidentit Zhak Shirak, në të cilën ish diplomati i huaj Villepin dhe Sarkozy ishin rivalë.
Villeip është akuzuar për përpjekje falsifikimi të dokumentave të vendosur në një hetim kundër korrupsionit gjyqësor me qëllim diskreditimin e Sarkozy. Nëse gjendet fajtor, Villepin mund të përballet deri në pesë vjet burg dhe një gjobë prej 45.000 euro.
Ai është akuzuar për "pjesëmarrje në shpifje dhe përdorimin e dokumenteve të falsifikuara, posedim të mallrave të marra nga shkelja e besimit dhe vjedhje".