E Shtunë, 31 Tetor 2026

MB: Truprojat për kryeministrin janë përgjysmuar

"Sot një gazetë ditore ka dizinformuar opinionin publik lidhur me eskortën e kryeministrit Berisha. Lidhur me këtë lajm të pavërtetë Ministria e Brendshme sqaron opinionin publik si vijon: Pas ardhjes në pushtet të PD-së, në vitin 2005, bazuar në premtimin e saj për Qeveri të vogël dhe pa badiguardë, si në të gjithë sektorët ashtu edhe në Garden e Republikës u kryen reforma të thella. Këto reforma bënë të mundur që efektivi i saj të zvogëlohej me një të tretën e efektivit të saj të mëparshëm”, thuhet në reagim.

Ministria e Brendshme bën me dije se efektivi i Gardës së Republikës ka sot 1377 punonjës ushtarakë dhe civilë, kundrejt 1969 punonjës që kishte në vitin 2005. “Kurse grupet e shoqërimit të Presidentit të Republikës, Kryeministrit dhe Kryetares së Parlamentit janë numerikisht disa herë më pak se sa ishin ato para vitit 2005. Thënë saktësisht: nga 40-50 efektiva që kishin para vitit 2005, ato kanë sot një efektiv prej 13-17 efektivë secili, duke zvogëluar me tre here shpenzimet”, thuhet më tej. /Start/

                                                                                             2012-08-18 14:02
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›