Vrasja në Elbasan, burg pa afat dy policëve

Sami Dersula dhe Reshat Budani do të qëndrojnë në qelitë e paraburgimit deri në momentin që do të mbyllen hetimet ndaj tyre. Ata akuzohen për shpërdorim detyre.
Ne seancën e zhvilluar sot, prokurori i çështjes Binas Mina, pasi lexoi akuzat ndaj dy efektivëve të Policisë së Elbasanit, Sami Dërstila dhe Reshat Budani, kërkoi masën e "arrestit me burg" ndaj tyre. Sikurse pretendoi prokurori, në momentin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur mëngjesin e 15 gushtit, ku mbeti i vrarë në banesën e tij 40 vjeçari Gentian Beqiri, dhe babai i tij Nezir Beqiri, dy efektivët nuk kanë qenë në krye të detyrës, dhe kanë neglizhuar vizitorët vrasës në banesën e viktimës.
Kërkesa e Prokurorisë është mbështetur edhe nga trupi gjykues i kryesuar nga Ramazan Avdia. Seanca e parë gjyqësore në ngarkim të dy efektivave të Policisë është realizuar nën masa të rrepta sigurie, ndërsa mësohet se mesditën e sotme, gjykata do të vendosë edhe masën për dy të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë, Florenc Capja dhe Arben Jace, të cilët ndodhen në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policsë në pritje të seancës gjyqësore./Start/
2012-08-18 13:25