Kosovë, incidente gjatë aktivitetit të Vetëvendosjes
PRISHTINË- Denoncimi nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të problemeve, me të cilat ballafaqohen qytetarët në komunat e Kosovës, ka shkaktuar sot panik e tension në radhët e pushtetarëve lokalë e mbështetësve të tyre, njofton kjo lëvizje me anë të një deklarate. Ky denoncim ndaj pushtetit vendor është bërë në ekspozitën “Mandati i fundit”.
Gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve në disa komuna ka pasur raste të presionit, fyerjeve dhe kërcënimeve serioze nga zyrtarët e komunave, strukturave formale e informale të pushtetit dhe nga zyrtarë të policisë. Sipas deklaratës, pushtetarët e Komunës së Drenasit, duke e parë interesimin e madh të qytetarëve për ta vizituar ekspozitën e Vetëvendosjes, organizuan disa persona për të ndërprerë ekspozitën.
“Katër persona, njëri nga ta i vëllai i truprojës së Hashim Thaçit, Bashkim Demiçi, sulmuan në mënyrë brutale kryetarin e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje!, Petrit Bajraktarin, dhe aktivistë të tjerë. Përveç kësaj këta persona të afërt më pushtetarët e Komunës i demoluan të gjitha fotografitë që ishin në ekspozitë”, sqarohet më tej.
Azbi Gashi, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në Rahovec, ka deklaruar se pas hapjes së ekspozitës, e ka telefonuar një zyrtar komunal dhe ka kërkuar më këmbëngulësi që të takohemi. “Jam takuar me Ymret Reshitin. Ai ka kërkuar që ta ndërpresim ekspozitën, por unë kam refuzuar. Më vonë kanë ardhur edhe zyrtarë të tjerë komunalë, për të parë se çfarë foto kemi ekspozuar”, ka sqaruar ai.
Gjatë aktivitetit “Mandati i fundit” në Vushtrri, disa policë kanë shkuar pranë ekspozitës dhe ua kanë marrë letërnjoftimet aktivistëve, në mënyrë që ta pengojnë zhvillimin e këtij aktiviteti, thekson komunikata e Vetëvendosjes. Sipas Vetëvendosjes presione ka pasur edhe në Dradanë e Klinë.
(ma.ar/BalkanWeb)