Shala, kandidat për guvernator
Nga Express më 24 janar 2011 në ora 10:54
Ministri në largim i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, përflitet se do konkurrojë për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës, deri në mbyllje të konkursit, më 15 shkurt 2011.
Sipas burimeve të afërta me përzgjedhjen e kreut të BQK-së, emri i Shalës ka filluar të lakohet së fundi për guvernator, pasi që ai ka mësuar se gjasat i ka minimale për ta fituar ndonjë post ministror në kabinetin e ri qeveritar.
Ambiciet e Shalës për guvernator nuk janë të reja, pasi që ai disa herë e kishte anashkaluar ish-guvernatorin Hashim Rexhepi në takimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington, ku përfaqësues i Kosovës në FMN zyrtarisht kishte qenë Rexhepi. (Zëri)