E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkon përgjigje evropiane

Nga Express më 24 janar 2011 në ora 10:56

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, Xhavit Haliti, mohon të dhënat që janë publikuar së fundi në një blog të gazetës franceze Le Monde.

Duke iu referuar një dokumenti sekret të KFOR-it të vitit 2004, gazeta ka paraqitur “anën tjetër të medaljes” të Halitit, i cili është fytyrë kyçe e partisë të Hashim Thaçit.

Në këtë shkrim Haliti përshkruhet si i rrezikshëm, i lidhur ngushtë më SHIK-un, i lidhur me krimin e aferat tjera në Kosovë.

Haliti për gazetën Zëri ka thënë se ky shkrim, i cili është bazuar në një dokument, është botuar disa herë më parë, ndërsa publikimi i fundit ka për qëllim njollosjen e UCK-së. Për publikimet që janë bërë edhe më herët, edhe tani, Haliti kërkon zgjidhje evropiane.

“Gjithçka që është ngritur në, qoftë në raportin e Dick Martyt, qoftë në këtë raport, unë besoj se ne duhet të jemi të gatshëm që t’i japim zgjidhje evropiane dhe zgjidhja evropiane është që prapë të hetohet dhe të vendoset”.

Haliti ka thënë se ndjehet fare i qetë edhe pas këtij publikimi. Sipas tij, raporti i tillë, i një gazetë ndërkombëtare, është porositur nga dikush, por nuk shpjegon se kush mund të jenë porositësit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›