E Diel, 1 Nëntor 2026

Duhet të ngjitemi në lartësinë normale të një qytetari të viteve 2000

Përshëndetje “Shekulli”!. Ndjek me vëmendje faqen tuaj në internet dhe këto ditë që erdha në Shqipëri tek prindërit, ndoqa me interes edhe aktivitetin politik në Tiranë, nga afër.

Ndoshta nuk më takon mua ta them, por standardi i të bërit politik në Shqipëri lë ende shumë për të dëshiruar. Nuk arrij të kuptoj se si mund të flasë një kryeministër, ministër apo një deputet në atë nivel që kam dëgjuar këto ditë të qëndrimit tim këtu.

Me siguri që mendimi bazik i politikanëve në Shqipëri është që kanë të bëjnë me një popull bagëti. Ndryshe nuk ka mundësi të prezantohesh me një performancë të tillë më pak se mediokre.

Në fakt edhe reagimet publike nga qytetarë të ndryshëm, më duken shumë të paargumentuara.

I shohim politikanët si tifozë sportivë dhe jo si individë që paguhen me taksa për të përmirësuar nga pak jetën e secilit prej nesh.

Njeriu i viteve 2000 sigurisht që është një qenie më superiore se njeriu i kohës kur teknikat politike kufizoheshin tek marrëdhëniet skllavopronare. Duke qenë se ai kupton shumë më tepër dhe ka më shumë mundësi informimi në dispozicion, ai mund të ndërtojë një raport shumë më të respektueshëm me përfaqësuesit e vet politikë, me mediat, pra si të thuash me veten.

Media sidomos ka rol të rëndësishëm në këtë histori. Media hap mundësinë e një përçapjeje më përfshirëse, sepse roli i saj vë pikërisht në lojë mikro-historinë e vogël të gjithsecilit si dhe makro-historinë e grupeve të mëdha në shtrirje më të gjatë kohore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›