E Diel, 1 Nëntor 2026

Profesionistët në media dhe politikë ti japin fund këtij bataku

Tashmë pushteti shtetëror varet shumë më tepër nga opinioni publik sesa në kohën e monarkive, sepse qytetarët janë zgjedhësit e demokracive parlamentare dhe si të tillë informacioni që hyn ose jo në kokën e tyre merr një rëndësi primare për secilin pretendent të pushtetit politik.

Kjo dihet mirë nga politologët dhe mediologët, dhe është mirë që të jetë edhe në vëmendjen e publikut.

Për këtë arsye personalisht e quaj një fyerje për inteligjencën e publikut qytetar, nivelin e mediave politike, veçanërisht gazetave partiake ZP e RD dhe televizioneve të lidhur me pushtetin. (kohët e fundit shqetësues është niveli i ulët i TVSH).

Është e vërtetë që në shek.XX njerëzit e fuqishëm kanë eksperimentuar deri diku me sukses një formë tjetër të spekulimit me shpërndarjen e rrjeteve të komunikimit: manipulimin e opinioneve publike. Por ta bësh këtë në mënyrë fare të trashë e banale siç bëjnë mediat që sipërcitova, kjo është një mungesë etike dhe katundarizëm i paprecedentë.

U takon profesionistëve në politikë dhe media t’i japin fund këtij bastardizimi të nivelit të informacionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›