E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, 11 të arrestuar për trafikim njerëzish

PRISHTINE- Policia e Kosovës ka arrestuar 11 persona të dyshuar për trafikim me njerëz dhe krim të organizuar.

Procesi hetimor për këtë rast kishte filluar para dy muajsh, meqë ka pasur dyshim të bazuar se në një motel të Prishtinës zhvilloheshin aktivitete të kundërligjshme, përfshirë trafikim njerëzish dhe krim të organizuar.

Aksioni për arrestim kishte filluar herët në mëngjes dhe ndër të arrestuarit janë 5 shtetas kosovarë dhe gjashtë shtetase të Serbisë.

Sipas policisë, gjatë procedurës htimore dhe realizimit të këtij aksioni, që emrin e koduar e kishte Jakova, është identifikuar edhe një viktimë potenciale e trafikimit me qenie njerëzore, e cila është shtetase e Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›