E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-te shtena dy te vdekur dhe 7 te plagosur

Dy persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një person, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, hyri në një klinikë psikiatrike në Pittsburgh të Shteteve të Bashkuara dhe nisi të qëllonte në drejtim të tyre.
Siç bëjnë të ditur autoritetet vendase, personi në fjalë iu drejtua policisë, e cila nuk pa zgjidhje tjetër veç të qëllonte duke e lënë të vdekur në vend.
Dy persona janë nën kujdesin e mjekëve, pasi ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore .
Një ekip i forcave speciale u ndodh në vendngjarje menjëherë, duke i dhënë kështu fund masakrës.
Deshmitarët tregojnë se papritur dëgjuan të shtëna, njerëz që bërtisinin. Menjëhere qendra mjekësore lëshoi alarmin për të paralajmeruar pacientët e tjerë. Autoritetet policore kanë nisur menjëhere hetimet mbi ngjarjen e rëndë, ndërsa ende nuk janë bërë publike shkaqet .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›