Rusi Putin-Medvedev-Berluskoni per ski ne Soci

Edhe pse rezultatet e zgjedhjeve janë kundërshtuar mjaft nga opozita vendase , Vladimir Putin duket se po e shijon fitoren më së miri. Dy liderët rusë, presidenti në largim, Dimitri Medvedev dhe kryeministri Vladimir Putin, kanë skiuar së bashku në resortin jugor të vendit, Soci, vetëm disa ditë pas fitores së Putin në zgjedhjet presidenciale.
Më herët, në një takim Medvedev përgëzoi Putin për fitoren dhe sipas asaj që transmetuan mediat ishte mjaft në humor. Të dy ata pozuan për fotografët dhe uruan gratë për festën e tetë marsit. Në të kaluarën, disa herë Putin kishte thënë se ai do të caktonte Medvedev si kryeministër kur të merrte detyrën e presidentit, por shumë analistë parashikojnë se ky nuk do të mbetet një premtim, ose se Medvedev do ta shijojë postin e ri vetëm për pak kohë.
Mirepo duket se dy liderët nuk kanë qenë vetëm ata kanë pritur dhe ish-kryeministrin italian Silvio Berluskoni, ndërsa janë parë duke biseduar mjaft ngushtë me njëri-tjetrin.