E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA i frikesohet sulmeve kibernetike te Kines

Një raport i hartuar nga Komisioni i Sigurisë dhe Partneritetit Ekonomik midis SHBA-së dhe Kinës ka bërë me dije se aftësitë kibernetike të Kinës mund të përbëjnë një kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rast të ndonjë konflikti. Dokumenti u publikua ditën e premte . Në të shkruhej se Kina është duke u përqendruar gjithmonë e më shumë në “përballjen e informacionit dhe teknologjisë”.
Raporti 136 faqësh, drejtuar Kongresit, ngre gjithashtu shqetësimin për ngritjen e vrullshme të kapaciteteve kibernetike kineze dhe të firmave të mëdha të telekomunikacionit, të cilat po furnizojnë Ushtrinë Popullore Kineze.
“Kina ka përqafuar idenë se një luftë e suksesshme në të ardhmen ngre domosdoshmërinë për të luftuar mbi kontrollin e sistemeve kompiuterike dhe atë të teknologjisë së informacionit” thuhet ne raport .Komisioni i Sigurisë dhe Partneritetit Ekonomik midis SHBA-së dhe Kinës, i krijuar në vitin 2000, ka si detyrë që të raportojë për zhvillimet ushtarake dhe problemet tregtare midis dy vendeve përpara Kongresit Amerikan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›