Oxfam Mbi 13 milione njerez vuajne nga kequshqyerja

Ndërhyrje e menjëhershme nevojitet në shkretëtirën Sahel të Afrikes perëndimore, vend i cili tashmë është kthyer në një katastrofë humanitare që prek më shumë se 13 milionë persona. Shqetësimin e ngriti organizata humanitare “Oxfam”, e cila theksoi se 36 milionë dollarët e përdorur prej saj për dërgimin e ndihmave janë shumë pak, në të njëjtën kohë që kritikoi komunitetin ndërkombëtar për vonesën me të cilën i është përgjigjur krizave të mëparshme, si ajo në Afrikën e Lindjes në dy vitet e shkuara.
Një korrespodent i BBC-së deklaroi se refugjatët që po shpërngulen nga Mali dhe konfliktet e armatosura në zonë kontribuojnë për ta përkeqësuar problemin.
Kequshqyerja ka prekur të gjithë vendet e shkretëtirës së Saharasë, si Çadin, Burkina Fason, Mauritaninë, Malin, Nigerinë dhe zonat veriore të Senegalit, me 10-15% e popullsisë që vuan nga uria. Më shumë se një milion fëmijë në zonën e Sahelit janë të rrezikuar nga uria. Në disa zona të Çadit, sipas “Oxfam”, rezervat ushqimore kanë arritur një rekord të ulët historik dhe banorët po gërmojnë tokën, për të nxjerrë në sipërfaqe rezerva gruri të futura nëntokë përpara dekadash.
Sipas agjencisë, thatësira, rritja e çmimeve të ushqimeve dhe varfëria absolute kanë kontribuar për të shkaktuar këtë situatë alamante. “Sipas të gjitha shenjave, jemi në prag të një katastrofe humanitare të një shkalle të paprecedent”, shkruhej në raportin e “Oxfam”.Në janar, Oxfam dhe Save the Children, bënë me dije se mijëra persona në Afrikën Lindore humbën jetën nga uria vitin e kaluar, sepse komuniteti ndërkombëtar nuk mori parasysh paralajmërimet.