E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, 17 ushtarë amerikanë nën hetim

Foto ilustruese

17 oficerë dhe nënoficerë të Gardës Kombëtare të SHBA-së janë nën hetime për kohën e shërbimit të tyre në Kosovë. Hetimi ndaj tyre duket se do të zgjasë për të paktën edhe një muaj ka thënë një zëdhënës i misionit në Kosovë.

“Hetimet janë në rrugë e sipër” është shprehur kapiten Joy Staab, zëdhënësi i Batalionit Shumëkombësh të Lindjes në Kosovë. “Është një hetim i gjerë dhe duhet kohë për të ardhur deri tek faktet që të dalim me rezultatin përfundimtar”, ka shtuar ai.

Hetimet ndaj amerikanëve nisën pas akuzave ndaj tyre më 23 shkurt, nga persona privatë për sjelljet e tyre gjatë misionit në Kosovë. Sipas informacioneve të mediave amerikane, abuzimet kanë qenë të karakterit fizik dhe psikologjik. /Indeksionline/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›