Shëndetësia reagon pas deklaratave të Ramës

Foto Ilustruese
TIRANE- Ministria e Shëndetësisë reagoi pas deklaratave të kreut socialist, Edi Rama, i cili gjatë shpalosjes së programit për shëndetësinë në kuadër të programit Për një Rilindje Kombëtare, akuzoi qeverinë për shkatërrim të sistemit dhe mbjellje e favorizim të korrupsionit në këtë sistem.
Në reagimin e saj, zëdhënesja e ministrisë së Shëndetësisë, Elisa Demollari tha se, çmimet e barnave janë më të ulta, siguria e barnave në Shqipëri është e plotë dhe barnat vijnë me një standard të lartë në vendin tonë.
Sipas saj, sistemi ynë i parandalimit dhe vaksinimit është funksional, pagat e infermierëve janë rritur përditë, spitalet e reja në Tiranë, Elbasan, Kavajë, etj, dhe aparaturat e reja përditë janë në shërbim të qytetarëve dhe në përdorim të mjekëve.
Shëndetësia do të vazhdojë të jetë e hapur për çdo opinion dhe do të vazhdojë në rrugën e reformimt që sjell shërbime të reja.- theksoi ajo.