Ilir Meta uron gratë nga Berati për 8 marsin
09/03/2012 Flet dhe për politikë: Po të merrej në konsideratë apeli i LSI-së do të merrnim statusin
Angazhime më të mëdha që kanë të bëjnë me përshpejtimin e proceseve integruese të vendit
BERAT- Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka zgjedhur të urojë gratë dhe vajzat e qytetit të Beratit, aktiviste dhe simpatizante të kësaj partie me rastin e festës së 8 marsit. Lidhja e hershme e Metës me qarkun e Beratit, por dhe mbështetja që ai gëzon në këtë zonë elektorale kanë bërë që kreu i LSI-së të zgjedhë gratë dhe vajzat e Beratit për t’i uruar ato për festat. Shoqëruar nga drejtuesit vendor të degës së LSI-së në këtë qytet dhe drejtues institucionesh që drejtohen nga kjo forcë politike Meta mbërriti rreth orës 13.00 të mesditës së djeshme në ambientet e turizmit në Berat ku ka uruar gratë dhe vajzat për festën e 8 marsit dhe ka kaluar drekën me to. Me herët Meta i është përgjigjur interesimit të gazetarëve duke u shprehur në lidhje me situatën politike në vend, konkretisht në lidhje me ripërfshirjen e tij në qeveri, ndërkohë që ka komentuar dhe vonesat e procesit të reformave integruese. “Jam çliruar nga akuza të bazuara mbi shpifje dhe trillime, por dhe që jam krejtësisht i lirë për t’u angazhuar me energji të papara për suksesin e zgjedhjeve të vitit 2013, u shpreh Meta. Por, përpara se të shkojmë atje kemi angazhime më të mëdha që kanë të bëjnë me përshpejtimin e proceset integruese të vendit ku do të kontribuoj maksimalisht edhe në Komisionin parlamentar të Integrimit Evropian”, pohoi Meta. Në lidhje me opinionin e tij si kryetar i LSI-së në lidhje me vonesat e procesit të integrimit Meta u shpreh se: Nëse apeli tepër i sinqertë i LSI-së prej kohësh do të ishte marrë në konsideratë dhe në rast se angazhimi ynë konstuktiv do të ishte një mënyrë apo një model për t’u ndjekur nga të tjerët Shqipëria do të kishte marrë me kohë statusin e vendit kandidat se e ka merituar. Ata që thonë se nuk e meriton vendi për këtë apo për atë arsye më kujtojnë ata që thoshin brenda dhe jashtë vendit, se kur të hiqen vizat një milion shqiptarë do të ikin jashtë dhe nuk do të kthehen më, por Evropa e ka parë se sa të pavërteta kanë qënë këto insinuata”. Vlen të përmendet se në takim ka përshëndetur edhe ministri Nasip Naçi, i cili është përqendruar në zhvillimin e mëtejshëm të kësaj force politike duke pasur dhe një angazhim më dinjitoz të përgjithshëm të saj dhe në veçanti me pjesëmarjen aktive të gruas në të gjitha proceset integruese. S. Gozhina