E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 vit AK, Spahiu: Kuaza jonë është Kuq e Zi

Kreshnik Spahiu

Ajo që tashmë është konfigurua si një Lëvizje Politike dhe që ka synim madhor të saj bashkimin e trojeve shqiptare, Aleanca Kuq e Zi, feston sot 1- vjetorin e themelimit të saj. Më 9 mars të një viti më parë, Aleanca Kuq e Zi, asokohe një lëvizje qytetare, doli kundër regjistrimit etnik dhe fetar, në kuadër të regjistrimit të popullsisë dhe banesave.

Me këtë rast drejtuesi i aleancës, Kreshnik Spahiu i është drejtuar me një mesazh të gjithë kuqezinjve.

Nje vit nga themelimi i Aleances KuqeZi eshte shume pak per nje Shqiperi te copetuar dhe gjymtuar nga politikat antishqiptare, mjerimi, skamja dhe deshperimi…Nje vit ishte shume pak per te realizuar endrren e madhe te prinderve tane….Nje vit gjithsesi mjaftoi qe rreth kauzes te beheshim mijera e mijera per te pergatitur vitet qe do te na vijne per nje Shqiperi tjeter. Ate Shqiperi qe ne do tja leme te bashkuar femijeve tane. Kuaza jone eshte KuqeZi.- thuhet në mesazhin e Kreshnik Spahiu, me rastin e 1 vjetorit te AK.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›