Kosovë, AAK me 2 deputetë më shumë në Kuvend

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mund të ketë dy deputetë më shumë në Kuvend. Sipas mediave kosovare, mësohet se kësaj force politike, pritet t`i shtohen dy deputetë të grupit parlamentar të “Vetëvendosjes”, Agim Kuleta dhe Aurora Bakalli.
Në këtë mënyrë, AAK do të bëhej grupi i tretë më i madh parlamentar me 14 deputetë, duke lënë pas “Vetëvendosjen” me 12 deputetë.