E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne kerkim te zgjidhjes se ngercit politik ne Kosove

Ish presidenti i Kosoves Behgjet Pacolli nuk deshi te marre pjese ne nje ceremoni te paralajmeruar per dorezimin e postit tek ushtruesi i detyres se presidentit Jakup Krasniqi njeheresh kryetar i Parlamentit te Kosoves. Ne nje komunikate te zyres se zotit Pacolli thuhet se ai nuk e ka pare te nevojshme te shfaqet ne nje ceremoni te tille meqe zoti Krasniqi tashme ka filluar te ushtroje kete detyre pas vendimit te Gjykates Kushtetuese e cila sqaroi se vendi nuk ka boshllek institucional pas shpalljes se zgjedhjes se presidentit Pacolli si jo kushtetuese. Ky fakt ka bere qe edhe partia e zotit Pacolli Aleanca Kosova e Re te mos nxitoje per te derguar ne Parlament kerkesen per seance te jashtezakonshme per zgjedhjen e presidentit. Ushtruesi i detyres se kryetarit te kesaj partie Ibrahim Makolli tha ne nje bisede per Zerin e Amerikes se koalicioni qeverises i ka nenshkrimet e nevojshme edhe per kandidimin e presidentit.

Sqarimi i Gjykates Kushtetuese e cila konstaton se nuk ka boshllek institucional pastaj ka rezultuar me nje pritje tonen ne menyre qe te krijohet nje mundesi me e  mire per konsulta te metutjeshme qe te gjendet nje zgjidhje e cila do te garantonte nje sukses ne seancen plenare kur do te zgjidhej presidenti i vendit tha zoti Makolli.

Pjesa me e madhe e opozites nderkaq thote se do te mbeshtese zgjedhjen e presidentit vetem nese ka nje marreveshje te partive parlamentare. Lidhja Demokratike e Kosoves thote se partite duhet te merren vesh per percaktimin e afateve te qarte kohore per ndryshimet ne sistemin zgjedhor ndryshimin e kushtetutes dhe mbajtjen e zgjedhjeve te rregullta. Nje qendrim te ngjashem paraqiti sot edhe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves. Nenkryetari i kesaj partie Blerim Shala tha se kjo situate mund te tejkalohet me nje tryeze politike me pjesemarrjen e te gjitha partive parlamentare qe do te fillonin dialogun e munguar politik.

Nuk shoh cila eshte alternativa tjeter. Nese do te kete mungese te dialogut politik do te kete rritje te tensioneve do te kete rritje te problemeve do te kete telashe te reja ne Kuvendin e Kosoves dhe vendi do te thellohet ne krizen e cila do te merr permasa me te vertet te cenimit apo kercenimit te themeleve te shtetit te Kosoves tha zoti Shala.

Zoti Makolli thote se Parlamenti do te duhej te zgjidhte presidentin sa me pare dhe pastaj te diskutoheshin te gjitha rruget e shmangies se situatave te ngjashme ne te ardhmen duke filluar reformat dhe caktimin e nje plani te veprimit te partive dhe Parlamentit te Kosoves.

Ne momentin kur keto do te realizoheshin atehere do te shkonte ne pakete per zgjedhje sepse ka mundesi qe ne kushtetute ne rast te ndryshimit te saj te theksohej se ne nje afat te caktuar kohor pas hyrjes ne fuqi te kesaj kushtetute duhet te organizohen zgjedhje ne te gjitha nivelet tha zoti Makolli.

Bojkotimi nga ana e opozites i seances se 22 shkurtit ne Parlamentin e Kosoves kur u votua per zotin Pacolli beri qe Gjykata Kushtetuese ta shpalle vendimin jo kushtetues. Nje rivotim pa opoziten do te ishte i pamundur meqe koalicioni nuk do te kishte numrin e mjaftueshem prej te pakten 80 deputetesh ne Parlamentin 120 vendesh te Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›