Bashkia sulmon flamujt e LSI

Tensionohet fushata elektorale në Tiranë. Policia bashkiake dhe Inspektorati i Ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, tentojnë të shkulin flamujt e LSI, pranë stadiumit Dinamo.
Pa asnjë vendim dhe me një urdhër verbal, të cilin e ka kompetencë vetëm kryetari I Bashkisë Edi Rama, policët bashkiakë janë ngjitur në shtyllat e ndriçimit për të hequr flamujt.
Veprimet e policisë bashkiake kanë indinjuar simpatizantë dhe anëtarët e shtabit elektoral të LSI-së, të cilët kërkonin vendimin se ku bazoheshin këto veprime. Situata është irrituar së tepërmi kur sipas dëshmitarëve, policia bashkiake ka ushtruar dhunë ndaj të rinjve të LSI-së. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të rendit të komisariatit numër 2 të Policisë së Tiranës dhe të drejtorisë së qarkut. Policia ka marrë kontakte me të dyja palët, të cilët I ka ftuar të ndjekin rrugët ligjore për të gjetur zgjidhjen.
Policia bashkiake ka hequr dorë nga heqja e flamujve ndërsa LSI ka pezulluar përkohësisht vendosjen e simboleve të tjera elektorale.
Pas dy atentateve të mbrëmjes së të premtes dhe të shtunës ndaj kandidatëve për kryetarë të njësive vendore të aleancës për qytetarin, incidenti I ndodhur pranë Stadiumit Dinamo, tregojnë se pavarësisht thirrjeve për një fushatë të qetë elektorale ka subjekte të caktuara që nxisin veprimet e dhunshme.