Policia pergatitet per zgjedhjet ne Lushnje efektivat trajnohen per 8 Majin
Efektivat e komisariatit të Policisë në Lushnjë prej tre ditësh, i janë nënshtruar një trajnimi, me qëllim përgatitja për procesin e zgjedhjeve vendore të 8 Majit.
Janë 86 efektiva policore, të cilët të ndarë në grupe çdo ditë në ambientet e komisariatit marrin udhëzimet mbi rolin e tyre në procesin zgjedhor.
Trajnimi është kryer nga shefat e rendit në drejtorinë e qarkut dhe në komisariatin Lushnjë.
Kryefjala e diskutimeve ka qenë mbajtja e uniformës dhe lëvizjet e policisë që do të kryhen ditën e votimit në rastet e thirrjes për ndihmë si nga qytetarët, ashtu edhe nga personat e përfshirë në procesin zgjedhor.
Të tjera detyra që u janë bërë publike uniformave blu në këtë trajnim, kanë qenë edhe ruajtja e objekteve zgjedhore, veprimet gjatë lejimit të policisë për t’u futur në ambientet e qendrave të votimit, në vendet e numërimit të votave, përcaktimi i vendqëndrimit të policisë, shoqërimi i materialeve zgjedhore etj.