E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Lushnje leshohen per popullim 50 cifte thellezash mali dhe fushe

Pas shumë vitesh, pas zhdukjes së thëllëzës dhe fazanit tashme ne kodrat e Spolatës në Lushnjë është bërë i mundur popullimi me këta shpendë.

Prej 15 vitesh, gjuetia pa kriter ka bërë që shumë shpendëve të rrallë të vendit tonë, të zhduken.

Kryesisht fazani dhe thëllëza janë zhdukur krejtësisht nga zonat e kodrave dhe pyjeve në rrethin e Lushnjës.

Nëpërmjet një projekti ne kodrat e Spolatës në Lushnjë, gjuetarët kanë bërë të mundur popullimin e zonës, ku 50 çifte thëllëzash mali dhe fushe, janë lëshuar nga Shoqata e Gjuetarëve në habitatet e mbrojtura nga sektori i Policisë Pyjore.

Ramazan Gjyla, kryetar i Shoqatës së Gjuetarëve në Lushnjë, tregon sesi projekti i mbarështimit të thëllëzës synon ndalimin e gjuetisë te paktën për një periudhë dy vjeçare me qëllim shtimin e kësaj specie të rrallë.

Në rreth 400 ha sipërfaqe pyjore janë lëshuar në natyrë dy vjet më parë fazanë, ndërsa thëllëza është lëshuar gjatë këtij muaji.

Kurse Rrapi Bici, koordinator i Projektit, tregon se thëllëzat janë ambientuar menjëherë me terrenin dhe gjuetarët e banoret e zonës janë angazhuar për ruajtjen e tyre.

Kjo është periudha e çiftëzimit dhe brenda pak muajsh numri i tyre mendohet të katërfishohet.

I vetmi problem sipas gjahtarëve mbeten kafshët grabitqare si dhelpra dhe çakalli të cilët mund të sulmojnë thëllëzat në natyrë, por nëpërmjet banorëve të zonës, do të kryhet eliminimi i tyre për të mbrojtur shpendët e tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›