E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidentja Jahjaga kerkon nga komuniteti nderkombetar ndalimin e zgjedhjeve serbe ne Kosove

Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga u beri thirrje sot Bashkimit Evropian dhe vendeve kryesore euro-perendimore qe te veprojne per mos lejimin e mbajtjes se zgjedhjeve serbe ne Kosove. Ne letren drejtuar presidentit te Keshillit te Evropes Herman von Rompuy shefes se politikes se jashtme Catherine Ashton dhe perfaqesuesve te pese vendeve Shteteve te Bashkuara Britanise se madhe Gjermanise Frances dhe Italise thuhet mes tjerash se me paralajmerimin per mbajtjen e zgjedhjeve edhe ne Kosove Serbia po nxit destabilizimin e Kosoves

Shpreh shqetesimin tim te thelle me paralajmerimet e Republikes se Serbise per te mbajtur zgjedhjet e saj lokale edhe ne territorin e Republikes se Kosoves me te cilat shkel sovranitetin e shtetit tim sfidon fuqishem integritetin territorial dhe provokon destabilizimin e Kosoves. Republika e Kosoves nuk mund te lejoje asnje shtet fqinj ose perfaqesuesit e tij qe drejtojne strukturat paralele brenda territorit tone qe te organizojne cfaredo zgjedhjesh kudo qofte ne Republiken e Kosoves theksoi presidentja Jahjaga.

Ne leter thuhet se cdo perpjekje e Serbise per te organizuar zgjedhje ne territorin e Kosoves shkel normat dhe ligjet nderkombetare si dhe parimet themelore Evropiane dhe si te tilla ato perpjekje jane te papranueshme dhe te paligjshme. Mbajtja e zgjedhjeve te tilla sipas presidentes Jahjaga shenon nje kthim prapa te perpjekjeve te bashkesise nderkombetare dhe qytetareve te Kosoves per te rikthyer normalitetin ne rajon.

shte kthim prapa i progresit te perbashket te arritur me aq shume mund ne tejkalimin e dallimeve te se kaluares progres i cili ka hapur rrugen drejt integrimeve ne BE per vendet tona respektive dhe qytetaret e rajonit. shte kthim ne retoriken dhe veprimet e se kaluares qe nuk i perkasin nje vendi i cili kerkon anetaresim ne Bashkimin Evropian tha presidentja Jahjaga.

Ne fillim te kesaj jave Serbia shpalli zgjedhjet parlamentare e lokale per daten gjashte maj me synimin qe ti organizoje ato edhe ne Kosove. Vendimi nxiti reagime te shumta ndersa parlamenti i Kosoves miratoi nje Rezolute te posacme ne kundershtim te tyre. Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci i cili bashke me shefat e partive politike takoi diplomatet perendimore per te diskutuar kete ceshtje tha se veprimet e Serbise paraqesin agresion dhe cenim te sovranitetit e rendit kushtetues te Kosoves ndersa paralajmeroi se qeveria e tij do te shfrytezoje te mjetet kushtetuese per parandalimin e zgjedhjeve serbe.

Kunder zgjedhjeve serbe jane shprehur edhe diplomatet nderkombetare te cilet terheqin verejtjen se mbajtja e zgjedhjeve lokale te Serbise ne territorin e Kosoves do te ishte ne kundershtim me ligjin nderkombetar. Autoritetet serbe thane se qeveria e Serbise ne bashkepunim me UNMIK-un do te ndermarre te gjitha veprimet e nevojshme ne lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve edhe ne Kosove meqe sic thuhet Serbia eshte e detyruar te respektoje Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. Zyrtare te UNMIK-ut nuk kane komentuar keto qendrime.

Qe nga perfundimi i luftes Serbia ka organizuar zgjedhjet e saj edhe ne zonat e banuara me shumice serbe ne Kosove dhe ndonese ato nuk jane mbeshtetur as nuk jane penguar nga autoritetet vendase e nderkombetare. Por kesaj radhe thuhet se Serbia duhet te sillet ne pajtim me statusin e saj si vend kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian Ajo mori kete status ne fillim te muajit mars pas nje marreveshjeje me Kosoven ne te cilen jane perfshire Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit dhe opinioni i Gjykates nderkombetare te drejtesise mbi deklaraten e pavaresise se Kosoves marreveshje qe eshte arritur ne bisedimet e ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian. Prishtina terheq verejtjen se veprimet e Serbise rrezikojne edhe bisedimet ndermjet paleve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›