E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen 122 kuintal ushqime jashtë afati kadence

30/05/2011  Priten temperaturat, nisin kontrollet. Gjobiten dhe 6 subjekte tregtuese

ELBASAN- Në prag të stinës së nxehtë fillojnë kontrollet për ushqimet në Elbasan. Në kontrollet e para Drejtoria e Kontrollit të Ushqimit ka arritur të bllokojë 122 kuintalë ushqime dhe pije alkoolike, të cilat u kishte kaluar data e skadencës. Drejtori i kësaj Drejtorie, Julian Marku, tha se sasia e ushqimeve të sekuestruara ka ndodhur në dy muajt e fundit dhe është shoqëruar me 6 gjoba.

Ushqimet

Rritja e temperaturave në këtë prag vere ka shtuar kontrollet në subjektet e vogla që tregtojnë konsumin e përditshëm të qytetarëve, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve elbasanas gjatë ditëve të nxehta të kësaj vere”. Inspektorë të Drejtorisë rajonale të Autoritetit të Kontrollit të Ushqimit kanë nisur kontrollet në të gjithë subjektet e vogla prodhuese, kryesisht të bukës, prodhimeve të mishit dhe bulmetit. Kontrollet e inspektorëve janë shoqëruar me gjoba që kapin shifrën nga 5 mijë deri në 500 mijë lekë. Gjatë katër mujorit të parë të këtij viti Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit ka ushtruar 784 kontrolle ndaj firmave prodhuese të biznesit të vogël dhe ka marrë 257 mostra për analiza të ushqimeve. Marku shtoi se “këto kontrolle do të vazhdojnë me qellim asgjësimin e mallrave të konsumit dhe artikujve që nuk kane datën e skadencës. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes me etiketat dhe vendet ku shiten ushqimet dhe të lajmërojnë në çdo kohë këtë drejtori për probleme me ushqimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›