E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksi rrugor Fier-Seman, rrezik për këmbësorët e automjeteve

30/05/2011  Cilësohet si rruga e vdekjes, asnjë investim. Çdo javë aksidente me vdekje

FIER- Aksi rrugor Fier- Seman i quajtur ndryshe edhe rruga e vdekjes, ngelet rrezik për jetën e këmbësorëve, por edhe drejtuesve të automjeteve. Ai është i gjatë rreth 20 km. Gati në gjithë gjatësinë e tij mungon sinjalistika rrugore, ndërsa nuk bëhet fjalë për bordura anësore të rrugës për këmbësorë ose mjete biçikleta dhe motorë. Banorë të zonës tregojnë se kjo rrugë ka shkaktuar dhjetëra viktima, ndërsa vazhdon të jetë shqetësim kryesor, sidomos me rritjen e fluksit të qarkullimit të mjeteve në sezonin e pritshëm të plazhit. Ky aks lidh dy plazhet kryesore të rrethit Fier, Semanin dhe Darëzezën. Përveç mungesës së sinjalistikës, bordurave etj, rruga është me cedime dhe e pamirëmbajtur prej disa vjetësh. Qytetarët ankohen se nuk po gjejnë zgjidhje për këtë problem prej shumë vitesh. U premtohet çdo fushatë shtrimi, asfaltimi dhe vënia e sinjalistikave dhe sërish harrohet. Gati në çdo javë në këtë rrugë ndodhin aksidente automobilistike. Vetëm për këtë vit numri i vdekjeve në këtë aks rrugor i ka kaluar shifrat e tetë personave, ndërsa numri i të plagosurve është dyshifror. A. Damini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›