E Diel, 1 Nëntor 2026

Hidhet nga kati i katert, ndahet nga jeta studentja e vitit të parë

30/05/2011   Korçë- Një ngjarje e pazakontë dhe krejt e papritur, e ndodhur në konviktin e Universitetit “Fan Noli”, ka përshkuar gjithë konviktorët e akomoduar aty, ndërsa dhimbja nuk ka lënë askënd jashtë kësaj ngjarjeje tejet tragjike. Një sduente e vitit të parë ishte ndarë përfundimisht nga jeta. Ngjarja e ndodhur krjet papritur, fillimisht ka qënë e pabesueshme, por në të vërtetë, humbja e jetës së vajzës kishte ndodhur. Shumëkush është përpjekur të gjejë arsyet përse duhej të ndodhte kështu, por gjithçka ka qënë e pamundur. Rrethanat e aktit të saj mbeten ende te paqarta. Gjithsesi për momentin u hodh ideja se ky çast depresioni i studentes mund të ishte shkaktuar nga ndërprerja e ndonjë lidhjeje sentimentale, por për momentin, kur gjithçka ishte mbuluar nga trishtimi, askush nuk mund ta thoshte me siguri të plotë këtë gjë. Ndërkohë qarkullonin zëra se vajza po detyrohej nga familje për t’u fejuar me një djalë, të cilin ajo nuk e donte. Studentja me inicialet ZB., me banim në fshatin Radokal të rrethit Pogradec, kishte ardhur këtë vit në Korçë me ëndrrën e saj për të vazhduar studimet e larta. Fatkeqësisht nuk ndodhi kështu. Ëndrra e saj u vetëndërpre nga vetë studentja, në një çast kritik, arsyet e se cilës për momentin i di vetëm ajo. Lajmi i përhapur që në çastin e parë, nuk ishte gjë tjetër përveçse një dhimbje që përshkoi gjithë banorët e qytetit të Korçës.

Ngjarja

Studentntja e vitit të parë në Universitetin “Fan Noli” të Korçës i dha fund jetës së saj duke u hedhur nga kati i katër i konviktit ku ajo ishte akomoduar. Vdekja e studentes kishte qënë e menjëhershme, pasi lartësia nga ku ishte hedhur i kishte shkaktuar plagë të shumta në trup. Edhe pse u transportua me urgjencë drejt spitalit të Korçës, sërish gjithçka kishte qënë një përpjekje që nuk jepte asnjë shpresë për rikthimin e saj në jetë. Madje jo vetëm për studentët, por për gjithë qytetin e Korçës vetëvrasja e vajzës ishte një vdekje tejet tragjike dhe tronditëse. Ngjarja ndodhi rreth orës 18.30 minuta të ditës së diel. Sipas dëshmitarëve të ndodhur në ambientet e jashtme të konviktit, studentja ishte hedhur nga dritrja e dhomës së saj. Aktualisht trupi i pa jetë i viktimës ndodhet në morgun e spitalit të Korçës. Për momentin ende nuk njihen rrethanat që e çuan 19- vjeçares drejt vdekjes. Burime të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Korçë, pohuan se njoftimi mbi këtë ngjarje ishte marrë rreth orës, 18.30 minuta. Grupi hetimor që mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, po vijon me hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkaq janë marrë në pyetje vajzat që banonin në të njëjtën dhomë me 19- vjeçaren, si dhe studentë të tjerë që mund të kenë në dijeni mbi ngjarjen, apo rrethanat që çuan drejt vdekjes studenten e vitit të parë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›