Kosovë, EULEX-i arreston një person për krime lufte

Policia e Kosovës dhe njësia e EULEX-i për krime lufte sot kanë bërë arrestimin e një personi në kontekstin e një hetimi për krime lufte.
Akuzat kanë të bëjnë me vrasje dhe trajtim çnjerëzor të civilëve në Kosovë në maj të vitit 1999.
Operacioni i këtij mëngjesi është kryer me ndihmën e njësitit special operativ të Policisë së Kosovës, thuhet në njoftim
Si pjesë e këtij hetimi është bastisur një shtëpi në Lipjan. Operacioni është autorizuar nga një gjyqtar i EULEX-it i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.
Komunikata thotë se hetimi është nën mbikëqyrjen e një Prokurori Special të Kosovës nga Zyra e Prokurorisë Speciale (PSRK-së).